Flash News

KRYESORE

Analisti zbulon prapaskenat: Kush e mbështeti Ramën për të shkuar drejt 30 qershorit

Analisti zbulon prapaskenat: Kush e mbështeti Ramën për të

Analisti Mentor Nazarko, në studion e “Të paekspozuarit” ka deklaruar se zotëron disa  informacione, që bashkësia ndërkombëtare, duke dashur që të mos krijohet një precedent në Ballkan, i ka dhënë ‘krahë’ kryeministrit Rama, për të marshuar drejt 30 Qershorit.

 “Ku po protestohet? Në ato Bashki, që udhëhiqen nga demokratët, nga ato qëndra pushteti që komandohen nga demokratët. Ata shohin që në zgjedhjet e 30 Qershorit, do të detyrohen të lënë pushtetin.

Kemi mobilizim të atyre vatrave të pushtetit, për t’ju kundërvënë zhvillimit të zgjedhjeve.

Pas kërcënimit amerikan, kemi delegimin e përgjegjësive në bazë. Po të isha unë,nuk do zgjdhja këtë skenar. Përveç këmbënguljes, frikës së opozitës, Rama është njeri frikacak.

Por, me sa duket është dikush që e trimëron, në informacionin tim është bashkisë ndërkombëtare. Ata thonë se nuk duhen shtyrë zgjedhjet, për të mos u krijuar ky precedent në Ballkan.”-tha Nazarko.

 

Të fundit