Flash News

KRYESORE

Analisti Zeka: Ju tregoj me bindje se cili do shpallet kryeministër i Kosovës

Analisti Zeka: Ju tregoj me bindje se cili do shpallet kryeministër i

Në studion e emisionit “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, analisti Milaim Zeka, u ndal te zhvillimet e fundit në Kosovë.

Teksa foli për qeverinë e re, Zeka u shpreh me bindje se vendimi përfundimtar në lidhje me kryeministrin e ri  do të merret pas 29 majit. Për Zekën pas kësaj date, kryeministër i Kosovës do të jetë Abdulla Hoti.

Gazetari Dyrnjaja: Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos që Albin Kurti ka të drejtë dhe nuk ka të drejtë Hashim Thaçi për të mandatuar Abdullah Hotin si kryeministër të Kosovës. Çfarë domethënie ka kjo dhe çfarë pasojash do të prodhojë?

“Disa juristë që për fatin e keq kanë diplomën e juristëve në Tiranë dhe Prishtinë, e kanë interpretuar ekzakt siç thatë ju. Realiteti nuk është i tillë. Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë të drejtë Albin Kurtit. Gjykata Kushtetuese vetëm ka pezulluar për disa ditë mandatin e presidentit. Vendimi përfundimtar do të merret pas datës 29. Unë pres që Gjykata Kushtetuese do të vendosë në bazë të nenit nr. 85 pika e 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Unë si analist jam i bindur 100% që do të kemi qeverinë e Abdullah Hotit pas datës 29 maj”, tha Zeka.

Të fundit