Flash News

KRYESORE

Analisti Zheji: 'Zëri i Amerikës' godet për herë të tretë Ramën. Antishteti dhe shteti po shkrihen në një të vetme

Analisti dhe moderatori Artur Zheji në emisionin e tij “360 Gradë”, duke komenton situatën politike në vend, ngre pyetjen nëse në Shqipëri antishteti dhe shteti po shkrihen në një të vetme. Për të, 11 të vrarë në 9 ditë janë të ngjashëm me bilancin e një lufte, ndërsa kujton edhe raporton e DASH-it, transmetuar edhe nga Zëri i Amerikës, që theksonte se Shqipëria është shndërruar në korridor për kalimin e drogërave të forta.

“Densiteti i lajmeve që përshkojnë Shqipërinë si një korent, si një rrymë e tensionit të lartë janë të forta dhe shpesh herë të karakterizuara nga gjakderdhje. Zëri i Amerikës ka goditur kryeministrin për herë të tretë.  Se çfarë ka ndodhur në këto orë që nuk jemi parë.

Janë vrarë dy djelmosha të tjerë në Shkodër, që erdhi menjëherë pas vrasjes së avokatit në Elbasan. Pra në 9 ditë janë bërë 11 vrasje njera pas tjetrës. Kjo është një luftë e vërtetë. Një rekord i pa arritur ndonjëherë. Një luftë e vëretët që ka episodet e tjera. Por ditë e fundit është publikuar një raport ku thuhet se Shqipëria është një vend burimor i drogës dhe kanabisit dhe gjithmonë e më tepër një korridor kalimi për drogërat e forta, si heroina dhe kokainë. Kjo është një goditje e tretë për qeverinë. Sepse në daljet që bën qeveria thotë që kemi vetëm avancim”, deklaron Zheji.

Të fundit