Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza/ Ç’kërkojnë dhe ç’do të marrin aktorët e marrëveshjes së 27 qershorit në Uashington: Trump, Grenell, Thaçi dhe Vuçiç
nga Besnik Pula*
Me një qeveri të re dhe të dobët në Prishtinë, që u instalua këtë muaj, dhe përfundimin e pritshëm të zgjedhjeve këtë të diel në Serbi, rruga drejt një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Uashingtoni midis Kosovës dhe Serbisë tani është e hapur. Emisari i Shtëpisë së Bardhë Richard Grenell nuk humbi kohë për caktimin e një takimi të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington më 27 qershor, siç tha ai "diskutime për dialog".
Në muajt e fundit, Grenell nuk ka lënë gur pa lëvizur për të siguruar që të gjitha pengesat për një "marrëveshje historike" të hiqeshin. Kjo përfshinte presion ndaj qeverisë së mëparshme, duke çuar në kolapsin e saj, dhe duke siguruar që, jo vetëm tarifat e importit 100 përqind të mallrave serbe, por edhe masat tregtare reciproke të hiqeshin.
Çështja e tarifave midis Prishtinës dhe Uashingtonit krijoi perceptimin për shumë njerëz në Kosovë se, duke i bërë kërkesa të njëanshme udhëheqjes së tyre, Grenell po luan për Serbinë. Kjo ishte një pilulë e vështirë për t’u gëlltitur për shumë shqiptarë kosovarë, pasi perceptimi publik i sheh masivisht Shtetet e Bashkuara si shpëtimtarin e tyre nga genocidi (duke pasur parasysh udhëheqjen amerikane në ndërhyrjen e NATO-s në 1999) dhe fuqinë kryesore përgjegjëse për pavarësinë e Kosovës (me njohjen nga Uashingtoni të Kosovës në 2008).
Por është e rëndësishme të hedhim një hap prapa dhe të shikojmë, si kontekstin aktual të politikës së jashtme amerikane, edhe dinamikën diplomatike që solli Kosovën dhe Serbinë në këtë pikë.
Uashingtoni nuk ka një strategji të qartë afatgjatë në bisedimet Kosovë-Serbi dhe, as Grenell apo shefi i tij, Presidenti Donald Trump, nuk e kanë artikuluar një gjë të tillë. Ajo që ka më shumë të ngjarë është që, pas zgjedhjes, Trump kërkon një arritje të madhe në politikën e jashtme për t’a vendosur në rekordin e vet para fushatës për rizgjedhje.
Trump dhe ekipi i tij hulumtuan gjithë globin për pikat e nxehta që mund të shndërroheshin në "marrëveshje" të shpejta. Në kohën e duhur, në administratën e tij u bë një ndarje e punës, në njëfarë mënyre.
Figurave kryesore duket se u janë caktuar detyra të rëndësishme të politikës së jashtme: Përfaqësuesi i Tregtisë amerikane Robert Lighthizer u ngarkua me një marrëveshje të re “të shkëlqyeshme” me Kinën, shefi i Departamentit të Shtetit Mike Pompeo u ngarkua me detyrën e angazhimit të Iranit, dhëndrri i Trump, Jared Kushner, kishte për detyrë të përgatiste një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez, ndërsa një besniku tjetër, Grenell (në atë kohë ambasadori amerikan në Gjermani) ju caktua portofoli Kosovë-Serbi. Ndërkohë Trump ndërhyri personalisht në Korenë e Veriut.
Në secilin rast, administrata mbështetej në të njëjtën taktikë - përshkallëzoni, kërcënoni dhe më pas ofroni një marrëveshje. Strategjia dështoi në mënyrë të vazhdueshme. Në asnjë rast Trump nuk ishte në gjendje të arrinte "marrëveshje".
Dosja e Grenellit, megjithatë, rezultoi e ndryshme. Në dallim nga rastet e tjera, në Kosovë dhe Serbi të dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucic, ishin të gatshëm të ndiqnin planet e Uashingtonit.
Të dy tashmë kishin negociuar për vite me rradhë nën ombrellën e BE-së. Nën ndërmjetësimin e BE-së, të dy vendet kanë nënshkruar një numër "marrëveshjesh teknike" që nga viti 2011, në lidhje me çështje të tilla si njohja e ndërsjellë e targave dhe diplomave dhe administrimi i pikave kufitare. Nuk u desh më shumë për Grenellin se sa të rrëmbente procesin ekzistues të BE-së, duke premtuar një marrëveshje që do të siguronte "rezultate" më të mira dhe të shpejta për palët, në krahasim me procesin e ngadaltë dhe shumë burokratik të BE-së.
Thaçi ka qenë shumë i zëshëm me vërejtjet se, përkundër pjesëmarrjes së Kosovës në negociatat e sponsorizuara nga BE, Unioni për gati një dekadë nuk ka arritur të përmbushë premtimin për liberalizimin e vizave për vendin e tij. Në Kosovë, zhgënjimi me BE-në është real, dhe këtë Grenell e ka shfrytëzuar me kënaqësi.
Serbinë, nga ana tjetër, një marrëveshje e shpejtë e ndërmjetësuar nga ShBA, do ta ndihmonte në procesin e pranimit në BE. Përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën është një nga kushtet që Brukseli i ka vendosur Beogradit si kryesor për pranimin. Vuçiç gjithashtu ka shprehur interes të madh për të përmirësuar marrëdhëniet me ShBA, duke përfshirë dorëzimin para një kërkese për të hequr dorë nga blerja e pajisjeve ruse. Në këtë kuptim, në bashkëpunimin me Uashingtonin, Serbia ka pak për të humbur dhe shumë për të fituar.
Në fund të vitit 2018, bisedimet për shkëmbime territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, si pjesë e një "marrëveshje historike", të bërë publikisht nga Thaçi dhe Vuçiç, kërcënuan procesin. Ideja e ripërcaktimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë hasi në rezistencë të thellë në Kosovë, si dhe në kryeqytetet kryesore europiane, përfshirë Berlinin.
Rezistenca duket se e kapi Thaçin në befasi, dhe ai ka bërë shumë për të mjegulluar mbështetjen e tij të mëparshme për rishikimin e kufijve. Në anën tjetër, Vuçiç ka argumentuar se vetëm nën një këmbim kaq të madh, në të cilin "Serbia merr diçka" (d.m.th., territore), ai do të mund ta bënte lëshimin e njohjes së pjesës së mbetur të Kosovës si sovrane.
Mesazhet publike të Vuçiç për atë çështje kanë qenë të formuluara me kujdes, por jashtëzakonisht të qëndrueshme. Kohët e fundit, ai ka treguar se perspektivat e një “pakti të madh” duken të pakta, dhe ka përsëritur qëndrimin e tij se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën. Në dritën e deklaratës së Thaçit këtë javë, duke përjashtuar mundësinë e rishikimit të kufijve, do të ishte për t'u habitur nëse një shkëmbim tokash është akoma në tryezë. Do të thotë gjithashtu se njohja e Serbisë për Kosovën nuk do të jetë një rezultat i mundshëm.
I shpëtuar nga kaosi në të cilin çështja e territorit mund t’i çonte bisedimet, muajt e fundit janë shpenzuar nga palët për të rimarrë momentumin, rishikimin e axhendës dhe angazhimin në atë që politologët quajnë ‘akte të sinjalizimit’, si një prelud i një marrëveshjeje më të madhe. Kjo përfshin nënshkrimin e 'marrëveshjeve' të janarit për transportin ajror dhe hekurudhor midis Prishtinës dhe Beogradit, i ndjekur nga vizitat pasuese nga Thaçi dhe Vuçiç në Uashington.
Qëllimet simbolike të këtyre marrëveshjeve e tejkalojnë gjerësisht rëndësinë politike. Ata shërbyen për të sinjalizuar seriozitetin e palëve në dialog me Grenellin dhe njëri-tjetrin, për t'i sinjalizuar BE-së që është përjashtuar në mënyrë efektive nga procesi, dhe që Thaçi të sinjalizojë aftësinë e tij për të ofruar politikisht, përtej mandatit të tij ligjor dhe kushtetues (me kushtetutë, Presidenti i Kosovës është një figurë pa autoritet ekzekutiv).
Çështja e reciprocitetit gjithashtu mund të kuptohet në kontekstin e ‘lojës sinjalizuese’ - në këtë rast, nga Grenelli drejt Beogradit, për të thënë që Prishtina është plotësisht nën ndikimin e tij dhe do të zbatojë gjithçka që kërkohet prej saj nga Uashingtoni. Sapo Beogradi mori mesazhin e tij, gjithçka ishte gati.
Gjë që na sjell në takimin e planifikuar të 27 qershorit. Për dallim nga historia e bisedimeve të ndërmjetësuara ShBA-Kosovë, të cilat datojnë që nga vitet 1990, kësaj radhe publiku është tërësisht në errësirë, jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për kornizën e negociatave dhe parimet e tyre të përgjithshme. Përveç kësaj, ndryshe nga bisedimet e kaluara, këto përjashtojnë plotësisht përfshirjen domethënëse të aleatëve kryesorë europianë të Amerikës.
Eshtë e qartë se një marrëveshje ka qenë në gatim prej muajsh, pasi nuk ka gjasa që një marrëveshje e tillë komplekse të negociohet gjatë një kafeje pasditeje në Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja mund të mos përfshijë rishikime territoriale, por përsëri, negociatat janë sekrete dhe ajo që do zbulohet në fund mund të jetë surprizë.
Substanca e saj mund të përbëhet prej angazhimesh kuptimplote nga Serbia, ndoshta jo deri te njohja, por duke përfshirë një premtim për të mos bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ose mund të përbëhet nga një mori marrëveshjesh teknike mbi tregtinë, udhëtimet dhe investimet midis dy vendeve, shumica e të cilave do të ndryshojnë pak në jetën e njerëzve në rajon.
Pavarësisht, duket se Grenell do të dorëzojë më në fund ceremoninë e nënshkrimit të paqes së shumë-lakmuar në Rose Garden. Pas përgatitjes së kësaj optike do të ketë shumë rrënoja politike të kushtueshme.
*Besnik Pula është Profesor i Asociuar i Shkencave Politike në Virginia Tech. Ai është autor i një numri studimesh mbi politikën e Kosovës dhe ka qenë, që nga vitet 1990, i përfshirë në çështjet e Kosovës si anëtar i komunitetit shqiptaro-amerikan. Pikëpamjet e shprehura këtu janë personale dhe nuk pasqyrojnë ato të institucionit ku punon autori.
**Marrë nga Prishtina Insight
***Titulli dhe përkthimi janë të Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38