Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e Artur Zhejit: Arsyet pse do ta kërkojmë Ramën, kur të mos jetë më kryeministër
Duke analizuar mënyrën se si po agravon situata politike në vend, analisti Artur Zheji parashikon se kryeministri i ka ditët e numëruara në krye të ekzekutivit. Në një koment në portalin e tij ‘360 gradë’, me titull: ‘Ja përse do ta kërkojmë Ramën, kur të mos jetë…’Zheji thekson se kur Rama të largohet, vendit do t’i mungojnë makiazhet e tij.
“Do na mungosh që nuk riprodhon dot ato gënjeshtrat plot kripë e piper, të fillimeve, krejt sipërore askokohe, ndaj gënjeshtrave bajate dhe të cungëta të paraardhësve të tu politikë, apo konkurentëve të djeshëm e të sotëm. Mirëpo, që kur vartësit e tu më të ngushtë, si Gjika e Nurajve, shkurt Gjiknurët, porositën e sollën një goxha Guru nga India e largët, u pa edhe puna jote, o pasha!”.
Në fund, ai shton edhe një kërkesë që i është bërë nga një mik i tij – emrin nuk e ka bërë publik: ““Zheji, ndihmoje me ndonjë këshillë, të largohet në kohën e duhur, se e kemi patur si djalin dhe vëllain tonë dikur e në një kohë, se ka pas edhe ca gjëra të mira…”, përfundon Zheji.
Editoriali i plotë:
Në një autointervistë, ndër të shumtat, kryeministri në pauzën e një psherëtime, për pak na mallëngjeu e tha se: “Do tmë kërkoni kur tmos më keni…”; pastaj fët e fët dhe si me trishtim e pendesë, shtoi: “Por ehyyyy, sa kohë do t’kalojë deri atëhere…”
Ka të drejtë kryeministri, kur ai të mos jetë, do ta kërkojmë një të ngjashëm dhe të papërsëritshëm si ai. Një artist që përdori artin, për të falsifikuar mjeshtërisht të pavërtetat e shumta që na tha dhe na thotë gjithë këto kohë.
Të gjithë politikanët gënjejnë, që në fillim, ose herët a vonë, madje në kulturën tonë politike, një politikan i mirë, është një njeri, ngarkuar me funksione të larta, që shkëlqen mjeshtërisht në artin e gënjeshtrës.
Në rininë tonë të hershme, në vitet e fundit të Diktaturës komuniste, kam shkruar një komedi heroike, që nuk e vura dot askurr në skenë “Qerosi dhe Mbreti i Gënjeshtrës”, fragmente të së cilës, i lexonim të dy me zë të lartë, sepse na dukej një super përqeshje e mirëshkruar e propagandës së skaduar komuniste të kohës…
Madje kur Rama u bë ministër kulture, duhet t’ja njoh si meritë, më ka lutur si askush që ta vija në skenën e Teatrit Popullor të atyre viteve, duke marrë përsipër një përkujdesje financiare të posaçme, por unë nuk u bëra mbarë asnjëherë dhe jam penduar për këtë. Porse nuk do ta kisha besuar kurrë, se me kalimin e viteve, Rama vetë, shpesh gallataxhi i potershëm dhe shumë i këndshëm në tavolinë, do të shndrrohej në personazhin e “Mbretit të Gënjeshtrës”, që ishte edhe “I Keqi” apo kurorëmbajtësi i të “këqinjve” të këtij vendi të vogël, porse me numurin më të lartë të gjenijve për frymë dhe për kilometra katrorë.
Si edhe padyshim, me numurin më të lartë të gënjeshtarëve për çdo 1000 banorë e për çdo kilometër katror. Gënjeshtarë krijues, ndër të cilët, Rama, padyshim doli kampion, për kah ngjyrat dhe kombinimet marramendëse të gënjeshtrave. Thurrje të tillë gënjeshtrash virtuoze, zor se do të kemi në të ardhmen dhe për këtë, ndokush do të psherëtijë për Mjeshtrin e madh mason të gënjeshtrës, që vijon ende ta kemi edhe kryeministër.
Sepse e parë hollë hollë, ay, i thurr gënjeshtrat si ato gratë plot fantazi të heshtur, zadrimore apo korçare, që endin qylymat dhe pëlhurat e tyre të mrekullueshme, duke përdorur fije leshi ngjyra ngjyra, që krijojnë në përfundim, motive laramane, shumëngjyrëshe, porse gjithmonë të leshta. Për gjithë këtë lesh me ngjyra, do të na marrë sigurisht malli zoti kryeministër, që nuk u bëre dot asnjëherë një pol tërheqës dhe mbështetës i të mençurve të pakët të këtij vendi, por ngordhe e vdiqe pas gromësimave dhe syve të përgjakur të të fortëve të këtij vendi, ca bazhibozukëve, shpesh duargjakosur, që peshkove me neps të sëmurë, nga Veriu në Jug të Shqipërisë, që i bëre deputetë apo fis deputetësh, u shpërndave grada kapterash, aty ku ka lekë apo qelepir për të rrjepur.
Makiazhet e ditës, pas takimeve të natës dhe pa dëshmimtarë me ta, që të është shndërruar në një sëmundje dhe në një natyrë të dytë, nuk vlejnë se fytyra jote, dikur e fisme dhe e pashme dhe me gjatësi malësori, sot ngjan e sëmurë nga shterpësia dhe shterrimi e mundësive që ke, për të përçuar entuziazëm dhe besim. Do na mungosh që nuk riprodhon dot ato gënjeshtrat plot kripë e piper, të fillimeve, krejt sipërore askokohe, ndaj gënjeshtrave bajate dhe të cungëta të paraardhësve të tu politikë, apo konkurentëve të djeshëm e të sotëm. Mirëpo, që kur vartësit e tu më të ngushtë, si Gjika e Nurajve, shkurt Gjiknurët, porositën e sollën një goxha Guru nga India e largët, u pa edhe puna jote, o pasha!
Sepse ta sollën konkurentin, e i puthën këmbët në Rinas, duke të sfiduar pikërisht ty që je kandidat për Guru te Rilindja… Porse puthën këmbët e një tjetri, Gurusë me mjekër të madhe, pikërisht në kohën kur tenderonin 20 milion euro për një kilometër, në mes të Tiranës dhe të groiposën atë çfarë namuz t’kish mbetur për të gënjyer edhe pak, në mënyrën më të paturpshme…Për këto spektakle do të na marrë malli për ty dhe bashkëpuntorët e tu akrobatë dhe rekordmenë botërorë, të 20 milion eurove për kilometër. Por deri atëhere, të them se çmë tha një ditë një Guru tjetër për ty: “Zheji, ndihmoje me ndonjë këshillë, të largohet në kohën e duhur, se e kemi patur si djalin dhe vëllain tonë dikur e në një kohë, se ka pas edhe ca gjëra të mira…”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38