Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e Artur Zhejit: Shqiptarët të pafuqishëm të ngrihen si në ’97, Rama mjeshtër i qeverisjes arrogante
Analisti Artur Zheji, përmes një editoriali me titullin: “Shqipëria si aeroport dhe fabrikë njerëzore pa kuptim…”, ka akuzuar klasën politike se ka varfëruar popullin deri në limitet e ekzistencës.
Zheji thekson se tashmë vendi nuk ofron më shpresë dhe se në vend kanë mbetur vetëm dy mënyra për të jetuar: “Ose të shndërrohen në shërbëtorë të të pasurve vendas dhe klientëve të tyre të huaj, të punojnë pra përjetësisht si kamerierë, masazhatorë dhe yzmeqarë, pra gjysëm skllevër ose të emigrojnë”.
Për analistin, shqiptarët janë të nënshtruar deri në atë pikë sa nuk kanë fuqi të ngrihen, siç ndodhi në 97’.
“Rama nuk është më i keqi i kësaj specieje, por e çoi këtë detyrë që morri me dëshirë dhe vullnetarisht përsipër, drejt përsosjes dhe me tone arrogance progresive”, thekson ndër të tjera Zheji.
Analiza e plotë:
Shqipëria drejtohet, herë më mirë dhe herë më keq, nga politikanë pa vizion, që kanë të vetmin qëllim të shëmtuar, mbushjen e xhepave të tyre dhe kaq.
Kjo është e trishtuar dhe e vërtetë njëkohësisht.
Mirëpo përveç të tjerave, gjithkush nga ne populli, ka, përherë e më pak kohë për të menduar për këtë dhe aq më tepër për të vepruar ndaj kësaj të keqeje të madhe dhe antikombëtare.
Në mungesën e plotë të çdo shprese se gjërat mund të ndryshojnë, Shqipëria dhe shqiptarët, kanë vetëm dy shanse, njeri më ogurzi se sa tjetri.
Ose të shndërrohen në shërbëtorë të të pasurve vendas dhe klientëve të tyre të huaj, të punojnë pra përjetësisht si kamerierë, masazhatorë dhe yzmeqarë, pra gjysëm skllevër, ose të rekrutohen si ushtarë të krimit të organizuar, si drogë shitësa e drogëshpërndarës ndërkombëtarë.
Shansi i dytë, është emigrimi masiv, për ku të munden dhe si të munden, në kërkimin e dëshpëruar të një jete më të mirë për ata vetë, e sidomos për fëmijët e tyre.
Dhe në të vërtetë, shqiptarët, jetojnë në një Shqipëri, realisht të vetë pushtuar dhe krejt të pa shanse, me shtresa të paravendosura të një kaste trasversale politike, që sillet përherë e më shumë si pushtuese.
E vetmja shpresë reale është turizmi, se çdo pasuri tjetër tashmë është grabitur dhe nuk duhet të llogaritet. Është e tmerrshme të mendosh, shqiptarët krenarë dhe ambiciozë, genetikisht të ndritshëm dhe të lashtë, që po shndrrohen dhimbshëm në një komb yzmeqarësh apo kriminelësh dhe që po bëhen përherë e më tepër në një vend ku të huajt, vijnë gjithmonë e më tepër për të ngrënë e për të mirë, mirë dhe lirë, për të lidhur kontrata droge dhe për të kurvëruar me vajzat e bukura shqiptare, pa asnjë mbrojtje.
Koha për një Klasë te Re politike ka ardhur prej kohësh, por Shqipëria është peng dhe përdorimi gjithmonë e më i shpeshtë i policisë dhe dhunës kundër popullit, është tregues i qartë, i këtij maskarallëku.
Investimet për rrogat e policëve dhe të Policisë, mjerisht nuk bëhen për të forcuar një Repart të Shtetit, kundër krimit, por bëhen për të forcuar dhe motivuar, një repart të pushtetit, kundër Popullit të tij, në revolatat e veta spontane, kundrejt padrejtësive të thekshme, që oligarkia ndërmerr kundrejt tij!
Qeveritë dhe shtetet e botës, nuk janë perfekte, por kanë një Vijë të Kuqe, të Interesit Kombëtar, të cilën, politikanët vetëpërmbahen që të mos e shkelin kurrë, sepse historitë e tyre kombëtare, janë të mbushura me kokëprerje mbretërisht dhe diktatorësh të ekzekutuar apo burgosur rëndshëm.
Ndërsa në Shqipëri, edhe kur mbretëruan vrasjet shtetërore, për 45 vite, vrasjet dhe persekutimet, e drejtuan tehun e tyre, ndaj pinjollëve më të mirë të Kombit dhe mbi të gjitha, me pikësynim, mbajtjen e pushtetit të një oligarkie të kuqe dhe frikësimin masiv të popullit “punonjës”…
Gradualisht, pas trullosjes së parë, të pas viteve ’90, klasa e re politike shqiptare, kërcell politik i klasës së mëparshme komuniste, asnjëherë të përmbysur në të vërtetë, i ka rifituar shprehitë e vjetra në një kontekst të ri dhe po e “kooperativizon” përsëri popullin e mbetur në Shqipëri dhe priret ta “delezojë” dhe ta nënshtrojë plotësisht.
Rama nuk është më i keqi i kësaj specieje, por e çoi këtë detyrë që morri me dëshirë dhe vullnetarisht përsipër, drejt përsosjes dhe me tone arrogance progressive.
Shqiptarët nuk kanë më fuqi, të bëjnë kryengritje si në vitet ’97 apo ’98, sepse Perëndimi i ka thithur energjitë e tyre, duke marrë me vete 2 milionë emigrantë, përfshirë këtu të gjithë ajkën e qytetarisë, të djeshme dhe të sotme.
Nënshtrimi është i dhimbshëm dhe po ndodh!
Ftesa për një aleancë trasversale që u bën herë pas here “kundërshtarëve” politikë Rama, është një ftesë logjike dhe e sinqertë, sepse ai i fton të gjitha palët të Kastës politike shqiptare, për të bashkuar forcat drejt një qëllimi të përbashkët: Ndarjen e llokmave të pasurive shqiptare, nënshtrimin e të varfërve dhe largimin me shkop gome të shqiptarëve të pabindur drejt burgjeve ose aeroporteve!
Sepse gjykon që ai po punon edhe për ata, ditë pas dite dhe ka në këtë pikësynim dëshmimtarë dhe përfitues, sipërmarrës të mëdhenj, që kanë gjithmonë e më shumë ngjyrën e parasë dhe asnjë ide apo qëndrim apo botëkuptim politik. Shpërndarja e llokmave të tenderave nga qeveria e sotme, është tashmë 360gradë, klientët e qeverisë janë përherë e më shumë edhe bizneset e “djathta”, duke krijuar një rishpërndarje financiare në të gjitha venat dhe kapilarët e organizmit të Kastës. Dhe kjo po ndodh në të vërtetë!
Dhe për të shëruar shpirtin e sëmurë, fluturon për të hapur një ekspozitë arti, për ti thënë vetes dhe të tjerëve se shpirti i tij, nuk ka vdekur edhe, ndërkohë që dërgon repartet e dhunës të rrahë e të burgosë popullin e vet, që i mban mbi kurriz harxhet dhe pordhët e shumta! /360gradë/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38