Flash News

KRYESORE

Analiza e drejtorit të VOA për Ramën, reagon  ish-specialisti i shkarkuar i ministrisë: Fol! Bëj prapë thëëëthëthëëë tani...

Ylli Dylgjeri, ish-specialisti i shkarkuar në Ministrinë e Ekonomisë pas statuseve ironike për ministrin e deleguar të MPJ, Gent Cakaj ka komentuar analizën e drejtorit të ‘Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj, sipas të cilit kryeministri Rama është arrogant, i korruptuar dhe autoritar.

Në një status në rrjetet sociale, Dylgjeri shkruan se ky është portreti i Ramës edhe në të e ndërkombëtarëve.

Statusi:

Ky është Komision Disiplinor - zoti Rama

Qesharak! I deformuar deri në ind. Çfarë të mbetet sot kur po ta bën portretin Drejtori i Medias prestigjoze "Zëri i Amerikës" që transmeton në dhjetra gjuhë te botës.

I DASH-it usta?

Apo është Elezi... Ai i vjetri kur e shanim kafeve? Apo Elezi i PD-së? Apo Elezi i Doktorit, Elezi i përndjekur, Elezi i shitur?

Fol! Bëj prap thëëëthëthëëë tani...Ose ngri

prap Komisione Diplinore për anësi politike,

për mbajtje krahu, për shkelje të Statusit të nëpunësit Civil, për fjalor jo të hijshëm!

O Sportist! O Bojaxhi me Akademi! O Ndoc!

O Rrok! O Dështak!

Ja ky është portreti yt sot në sy të ndërkombëtareve:

Elez Biberaj për Edvin Ramën:

“…Rama është bërë dukshëm më autoritar,

më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. ..Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.”

Do më?

Të fundit