Flash News

KRYESORE

Analiza e Fevziut: Meta e konsideron Ramën arrogat me institucionet dhe shoqërinë

Analiza e Fevziut: Meta e konsideron Ramën arrogat me institucionet dhe

Gazetari Blenid Fevziu mendon se refuzimi i dekretimit të Gent Cakajn në krye të ministrisë së Jashtme ka të bëj me marrëdhëniet e acaruara me Metës dhe Ramës sesa për arsye kushtetuese.

Në studion e emisionit “Byro Politike”, gazetari paralajmëron se Meta do të dekretojë Kryeministrin Edi Rama në postin e ministrit të Jashtëm.

“Është një ngërç politik mes tyre. Nëse marrëdhëniet do ishin të mira mes tyre Cakaj do ishte dekretuar.  Meta e konsideron Ramën arrogat me institucionet dhe shoqërinë. Ndërkohë Rama ka bindjen se Meta është duke i dhënë një frymëzim politik opozitës. Unë nuk e mendoj këtë sepse momenti më i vështirë ka qenë për qevërinë nga protestat e studentëve.

Ka një ngërç politik dhe institucional. Unë mendoj që Meta nuk do ta refuzojë Ramën si ministër i Jashtëm. Pastaj Rama do të vendosë Cakajn zv.ministër të parë. Çështja është që Shqipëria do këtë një titullar që është Rama dhe do të përfaqësohet nga Cakaj.

 Rama nuk mund të ulet në tryezë aty ku ulen ministrat e Jashtëm. Nëse nuk do ta dekretonte do të hynim në një ngërç të fortë institucional. Dhe ka gjasa që zv. ministrat të rrinë në poste derisa të emërohet një ministër. Ai do vijojë të qeverisë me zv.ministra, që do jetë një situatë anormale”, përfundoi Fevziu.

Presidenti Meta, në një deklaratë për mediat sqaroi se i duhet kohë derisa të marr një vendim për dekretimin ose jo të Ramës.

Takimi i gazetares së DW me Cakajn në Berlin: Mjafton potenciali për t’u emëruar Ministër i Jashtëm?

Të fundit