Flash News

KRYESORE

Analiza e WIIW: BE ndryshon strategjinë e zgjerimit, anëtarësimi i Shqipërisë i pamundur në vitet e ardhshme

Analiza e WIIW: BE ndryshon strategjinë e zgjerimit, anëtarësimi

WIIW, e njohur si qendra për studime ndërkombëtare ekonomike në Vjenë përmes një studimi të fundit ka theksuar se BE po ndjek një strategji të re sa i takon zgjerimit dhe anëtarësimit të vendeve të reja. Sipas këtij raporti, BE ka vënë në fokus më së shumti integrimin.

Sipas kësaj analize, perspektiva e zgjerimit në Ballkan do të jetë e largët e aq më tepër për Shqipërinë kjo duket të jetë e pamundur, shkruan Monitor.

Sipas revistës, synimet për zgjerim më 2025 të vendeve që kanë hapur negociatat duket jo realiste. Vendimi i fundit nga Këshilli për të bllokuar fillimin e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e nënvizon këtë.

Analiza thekson se “zgjerimi, veçanërisht për një vend si Shqipëria, është i pamundur në vitet e ardhshme. Nëse po, BE duhet të mendojë më shumë për diçka të re që mund të krijohet për këto vende, do të thotë integrim, por jo anëtarësim i plotë”.

Të fundit