Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e Zërit të Amerikës: Çfarë pritet të ndodhë në Irak nëse tërhiqen trupat e SHBA
Çfarë pritet të ndodhë nëse trupat amerikane tërhiqen nga Iraku? Zëri i Amerikës ka analizuar se ç’mund të ndodhë në Irak, ndërsa evidenton rrezikun e kthimit të një lufte civile mes sunitëve dhe shpitëve.
“Largimi i trupave amerikane nga Iraku, të cilin Irani e ka dëshiruar prej kohësh dhe parlamenti irakian po e kërkon tani, mund t’i vijë si bumerang Teheranit, thonë disa analistë, veçanërisht nëse iranianët përpiqen të nxisin trazirat politike në Irak me qëllim që të largojnë forcat amerikane prej andej brenda këtij viti.
"Rreziku është një kthim në luftë civile," thotë Niall Ferguson, analist në Institucionin Hoover, një grup kërkimor me qendër në SHBA.
Në klimën e tensioneve sektare, një konflikt mes sunitëve dhe shiitëve do të ishte një nga rezultatet e mundshme të vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejmani në sulmin amerikan me dron.
Soleimani ishte mjeshtër i lojërave të Iranit në Lindjen e Mesme dhe komandant i forcës Kuds, e njohur si krahu elitë i trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Teherani prej kohësh përpiqet ta shndërrojë Irakun fqinj në një "shtet vasal". Por nëse në Irak shpërthen një luftë civile, kjo për Iranin do të ishte një skenar i frikshëm, sepse rrezikon ta gëlltisë Teheranin në një vorbull të madhe trazirash. Kjo do të thithte burimet ekonomike të Iranit, të cilat qysh tani janë në gjendje të mjerueshme për shkak të sanksioneve amerikane, ndërkohë që vendi përballet me një konflikt të paparashikueshëm me SHBA.
"Udhëheqësit iranianë e shohin kontrollin mbi Irakun si thelbësor për mbijetesën e tyre politike, si një mushkëri ekonomike për të lehtësuar sanksionet ekonomike dhe si një rrugë të rëndësishme furnizmi logjistik për regjimin sirian dhe Hezbollahun libanez," thotë Emma Sky, akademike e Universitetit Yale dhe ish këshilltare politik për forcat amerikane në Irak.
Irani është aktori i jashtëm më me ndikim në Irak pas shumë vitesh gjatë të cilave ai ka ushqyer lidhje të thella me politikanët irakianë dhe militantët shiitë të grupuar së bashku dhe të njohur si Forcat Popullore të Mobilizimit. Arabët shiitë në Irak numërohen në 15 milion, krahasuar me 8 milion që përbëjnë sunitët. Nëse llogariten edhe kurdët, sunitët përbëjnë gjithsej 17 milion. Javët e fundit, ndikimi i Iranit në Irak është sfiduar nga një vërshim i nacionalizmit anti-iranian dhe pro-reformist.
Që nga tetori, protestat e sunitëve kundër qeverisë së kontrolluar nga shiitët janë shtuar. Protestuesit, kryesisht të rinj, kanë kërkuar një reformim të sistemit politik pas vitit 2003 që ka institucionalizuar sektarizmin. Ata gjithashtu duan ndjekjen penale të politikanëve të korruptuar dhe që t’i jepet fund dominimit të perceptuar të Iranit mbi Irakun.
Protestat janë përhapur nga Bagdadi në qytete të tjera në Irakun e Jugut. Afro 500 njerëz kanë vdekur deri tani në protesta, gati 30,000 janë plagosur, sipas grupeve të të drejtave të njeriut. Në dhjetor, protestuesit shkatërruan konsullatën iraniane në qytetin e shenjtë shiit Najaf dhe përdhosën faltoren e Ajatollah Muhamed Baqir al-Hakim-it, një klerik pro Teheranit, i cili u vra në 2003 kur u kthye në Irak pas dy dekadash mërgimi në Iran.
Milicitë e mbështetura nga Irani kanë përdorur dhunë kundër protestuesve, duke shkallëzuar fushatën kundër aktivistëve dhe organizatorëve pro-reformës në Bagdad dhe në të gjithë Irakun jugor, në përpjekje për kanalizimin e veprimeve politike në favor të Teheranit. Në dhjetor, gazetat irakiane raportuan se milicitë po identifikonin protestuesit duke përdorur kamera sigurie dhe duke hyrë në bazën e të dhënave të qeverisë. Vetëm në Bagdad raportohet se ende mungojnë Qindra protestues pas rrëmbimeve.
Dhuna që përfshin milicitë pro-iraniane kundër protestave ka ecur paralelisht me sulmet e këtyre milicive ndaj forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe ndaj kontraktorëve perëndimorë. Në shënjestër është vënë edhe kleriku shiit me ndikim, Muqtada al-Sadr, i cili, ndërsa e kundërshton praninë e SHBA, ka kritikuar ndikimin e Iranit në Irak dhe është afruar me protestuesit sunitë. Analistët dhe zyrtarët perëndimorë thonë se dhuna e milicisë është e orkestruar nga Teherani, dhe e ideuar nga Kasem Soleimani.
Qeveria irakiane është treguar e pafuqishme - ose pa dëshirë - për të ndalur milicitë e drejtuara nga iranianët dhe forcat e veta të sigurisë, të cilat kanë shfaqur tërbim ndaj protestuesve që shprehim zhgënjimin për korrupsionin, shërbimet e dobëta publike, papunësinë dhe ndërhyrjen iraniane.
Se si do të reagojnë milicitë iraniane në ditët në vijim mbetet e paqartë. Disa analistë besojnë se Teherani mund t'i urdhërojë militantët të ushtrojnë përmbajtje, nga frika e veprimeve të mëtejshme të SHBA. Të tjerë thonë se me zemërimin sektar që ka arritur kulmin, Teherani mund të ketë pak kontroll mbi ngjarjet ndërkohë që nga situata mund të përfitojë grupi terrorist Shteti Islamik, për të cilin shumë analistë mendojnë se është gati për t’u rigjallëruar”, shkruan VOA.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38