Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Analiza/ Loja e të dërguarve specialë: A po e marrin më seriozisht Ballkanin, Amerika dhe BE
Nikola Burazer/ European Western Balkans
Duket se ka një inflacion të të dërguarve specialë ose të përfaqësuesve specialë për Ballkanin Perëndimor, pasi aktorët perëndimorë caktuan ose njoftuan caktimin e disa zyrtarëve të tillë. Ndërsa disa argumentojnë se veprime të tilla janë të mirëseardhura dhe se tregojnë angazhim më serioz të BE dhe ShBA për rajonin, arsyet e krijimit të këtyre pozicioneve nuk janë ende plotësisht të qarta, siç nuk është as efekti i emërimeve të tilla.
Së pari ishte Matthew Palmer, Zv/Ndihmës Sekretar i Shtetit i ShBA, i cili u caktua nga Departamenti i Shtetit si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor. Pastaj u ngrit pyetja nëse BE do të ketë gjithashtu të dërguarin e saj të veçantë për rajonin, siç disa kanë argumentuar gjatë verës. Por doli që ShBA. do të ketë një të dërguar të veçantë shtesë, pasi Richard Grenell, ambasadori aktual amerikan në Gjermani, u emërua si "i dërguari special presidencial për Serbinë dhe negociatat e paqes në Kosovë" nga presidenti Donald Trump.
Momenti për emërime të tilla duket i përshtatshëm. Komisioni i ri Europian do të plotësohet deri në fund të vitit, dhe ka pikëpyetje serioze mbi të ardhmen e zgjerimit të BE-së, të dëshmuar nga mungesa e konsensusit midis shteteve anëtare për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Për më tepër, pasi qeveria e re do të vendoset në Kosovë pas fitores së opozitës, procesi i normalizimit gjithashtu pritet të rifillojë pas një pushimi një vjeçar qëkur Kosova futi tarifa 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Sidoqoftë, ka pyetje të ndryshme për të cilat duhen përgjigje. Së pari, pse i duhet ShBA një i dërguar special për dialogun Serbi-Kosovë, kur i dërguari special për të gjithë rajonin u emërua vetëm muajin e kaluar? Së dyti, a mund të presim një të dërguar special të BE-së, siç shumë kërkojnë? Dhe së treti, a vërtetojnë këto emërime një angazhim më serioz perëndimor ndaj Ballkanit Perëndimor?
Pse i duhen Amerikës dy të dërguar specialë?
Emërimi i Matthew Palmer, Zv/ Ndihmës Sekretari i Shtetit i ShBA, si përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, u pa nga shumë si dëshmi se Shtetet e Bashkuara tani janë të vendosura për të filluar dialogun Beograd-Prishtinë.
Si një diplomat me përvojë me lidhje profesionale dhe personale me rajonin, Matthew Palmer ishte një zgjedhje e kuptueshme për një pozicion të tillë. Sidoqoftë, Palmer mbeti në pozicionin e tij të Zv/Ndihmës Sekretarit, i cili në mënyrë të paracaktuar mbulon Ballkanin Perëndimor, dhe nuk ishte plotësisht e qartë se nga vjen nevoja për ta caktuar atë si një përfaqësues "special".
Shumë vëzhgues u shqetësuan më tej nga emërimi i Richard Grenell, ambasadori aktual i ShBA në Gjermani, si i dërguari i posaçëm presidencial i Donald Trump për negociatat e paqes Serbi-Kosovë. Jo vetëm që Grenell është mjaft i papërvojë në rajon dhe në dialogun Beograd-Prishtinë, por ka qenë një figurë e diskutueshme në Gjermani, duke tensionuar marrëdhëniet midis dy vendeve me deklaratat e tij në lidhje me mbështetjen e ekstremit të djathtë në Europë.
Ivan Vejvoda, bashkëpunëtor i përhershëm në Institutin e Shkencave Humane në Vjenë, tha në intervistën e tij për EWB se ndërsa emërimi i Matthew Palmer ishte i mirëseardhur për shkak të njohurive të tij për rajonin, emërimi i ambasadorit Richard Grenell erdhi si një surprizë.
“Ne mund të kemi një numër interpretimesh. A po bëhet një ndarje e punës, polic i mirë, polic i keq? Ndoshta, po dhe ndoshta jo”, thotë Vejvoda, duke shtuar se vizita e ambasadorit Grenell tregon se "Shtetet e Bashkuara nuk duan të humbasin kohë".
Michael Carpenter, Drejtor i Lartë i Qendrës Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global dhe ish këshilltar i politikës së jashtme për zv/Presidentin e ShBA, Joe Biden, pretendon se nuk është e qartë për të "çfarë kualifikimesh ka Richard Grenell për të shërbyer si ndërmjetës i dialogut Beograd-Prishtinë".
"Ai duket se nuk ka ndonjë përvojë të rëndësishme për këtë rol, përveçse është një mik personal i Donald Trump, dhe emërimi i tij uzurpon rolin e luajtur deri më tani nga Matthew Palmer", tha Carpenter për EWB.
Ish-zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit është gjithashtu pesimist për rezultatet e kësaj lëvizje diplomatike nga presidenti Trump.
"Sidomos tani, pas shpalosjes së diplomacisë mashtruese të Gordon Sondland, nuk shoh se si mund të vijë ndonjë gjë e mirë nga ky emërim", përfundoi Carpenter.
Vizita e parë e Grenellit në rajon në të vërtetë nuk u pa se kishte një ndikim pozitiv, pasi takimi i tij me presidentin serb Aleksandar Vučić u raportua si shumë i pakëndshëm. Ose kjo është të paktën mesazhi që u dërgua nga zyra e presidentit serb.
Vetë Matthew Palmer kohët e fundit deklaroi se ai dhe Grenell kanë një qëllim të njëjtë, të rifillojnë dialogun Beograd-Prishtinë dhe "të ndihmojnë palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin".
Sipas Palmer, të dy diplomatët janë në komunikim të përditshëm dhe ndajnë një strategji të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Sidoqoftë, Palmer sqaroi më tej rolin e Grenell në qasjen diplomatike të SHBA ndaj këtij problemi.
"Unë e di se ambasadori Grenell është veçanërisht i interesuar të identifikojë stimujt tregtarë, të biznesit dhe ekonomikë që mund të përdoren për të krijuar përparim në frontin politik", tha Palmer.
Kjo është në përputhje me deklaratën zyrtare të ambasadës amerikane në Berlin pas vizitës së Grenell në rajon, ku thuhej se "ishte bindja e fortë e administratës Trump që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive të tregtisë janë një pjesë kryesore të sigurimit të një paqeje të qëndrueshme”.
Vetë Palmer vizitoi rajonin në fillim të nëntorit, duke dërguar një mesazh të mbështetjes së ShBA për fillimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe rikthimin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit të BE-së, e rrezikuar së fundmi nga mungesa e vendimit për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë herë vizita u paraqit në një dritë jashtëzakonisht pozitive, veçanërisht nga presidenti serb.
A ka nevojë BE për një të dërguar të posaçëm?
Pasi lajmet për emërimin e Palmerit shpërthyen në fund të gushtit, shumë vëzhgues prisnin që BE të ndiqte tragën dhe të emëronte përfaqësuesin e saj të veçantë për Ballkanin Perëndimor, ose të paktën për dialogun Beograd-Prishtinë, në të cilin nuk shihej përparim prej një kohe të gjatë.
Që më parë kishte pasur diskutime në lidhje me përfitimet e emërimit të një përfaqësuesi të posaçëm të BE për dialogun, të cilat u bënë edhe më relevante pasi Ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrell u emërua si Përfaqësuesi i Lartë i ardhshëm. Duke ardhur nga ndoshta më i fuqishmi në mesin e 5 mosnjohësve të BE-së për pavarësinë e Kosovës, Borrell u konsiderua si një person i gabuar për të çuar përpara dialogun.
Sidoqoftë, ka zyrtarë të ndryshëm të lartë të BE-së të cilët pritet të merren me Ballkanin Perëndimor. Këta janë kryesisht Komisioneri i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, pozitë e mbajtur më parë nga Federica Mogherini, dhe Komisioneri për Zgjerim, i mbajtur nga Johannes Hahn. Parlamenti Europian emëron përfaqësues të përhershëm për vendet e veçanta, si dhe bashkë-kryetarët e Komisioneve Parlamentare të Stabilizim-Asociimit për secilin nga 'kandidatët' e Ballkanit Perëndimor.
Prandaj, pyetja shtrohet pse BE-ja ka nevojë për një përfaqësues të veçantë dhe kujt do t'i përgjigjet.
Ivan Vejvoda beson se caktimi i një të dërguari special të BE-së dërgon një mesazh se "duhet të ketë një efikasitet më të madh dhe jo vetëm takime të pafundme ku ka vetëm hapa të vegjël për çështjet shumë të rëndësishme".
Sipas tij, të kesh një person që është shumë më i përkushtuar ndaj rajonit sesa Përfaqësuesi i Lartë mund të ndihmojë procesin e zgjerimit të BE-së.
“Duhet të jetë dikush që, proverbialisht, zgjohet çdo mëngjes dhe mendon për këtë çështje. Josep Borrell do të ketë një tërësi çështjesh për të cilat duhet të mendojë, nga Kina në Iran deri në Shtetet e Bashkuara, dhe kështu që unë mendoj se ka pasur një përfundim se është më mirë të kesh një të dërguar me të cilin do të punonte ngushtë dhe kështu mbase përparimi dhe lëvizja për gjetjen e një kompromisi më efikas", tha Vejvoda në një intervistë për EWB.
Nga ana tjetër, Srđan Cvijić, Analist i Lartë i Politikave në Institutin Europian të Politikave të Hapura dhe anëtar i Grupit Këshillimor të Politikave të Ballkanit në Europë (BiEPAG), nuk beson se kopjimi i Funksionit të Përfaqësuesit të Lartë do të ishte i dobishëm.
"Në dëgjimoren e tij në Parlamentin Europian, Josep Borrell tregoi vendosmëri për ta udhëhequr vetë këtë portofol. Siç deklaroi z. Borrell, Ballkani Perëndimor do të jetë përparësia kryesore e politikës së jashtme të BE-së gjatë mandatit të tij që tregon se ai do t'i kushtojë shumë kohë dhe energji dosjes së tij", thotë Cvijiv për EWB.
Sipas tij, "BE duhet të shmangë dërgimin e mesazheve kontradiktore për homologët e tyre në BP, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme siç është dialogu Serbi-Kosovë."
Cvijić nuk beson se fakti që Borrell vjen nga një vend i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës do të thotë që të kesh një përfaqësues special për dialog do të ishte një mundësi më e mirë.
"Z. Borrell do të ishte në krye të çështjes, kështu që nëse nuk i besojmë aftësisë së tij për ekstrapolimin e tij nga politika spanjolle për Kosovën, ajo që do të kishim në rastin më të mirë do të qenë porositë kontradiktore nga BE në rajon. Ne e kishim këtë ngërç në periudhën e mëparshme (në veçanti në dosjen Serbi-Kosovë) dhe ishte jashtëzakonisht e padobishme."
Sipas Cvijić, deklarata e Borrellit gjatë seancës dëgjimore se udhëtimi i parë i tij për politikën e jashtme do të jetë në Prishtinë "jep siguri se ai do të jetë në gjendje të përfaqësojë në mënyrë efektive BE-në si një e tërë në këtë çështje."
Duke iu përgjigjur pyetjes se kujt do t'i përgjigjeshin përfaqësuesit specialë, Cvijić beson se nuk ka mundësi tjetër përveç se ai ose ajo do të ishte në varësi të drejtpërdrejtë të Përfaqësuesit të Lartë.
"Përfaqësuesit Specialë të Bashkimit Europian janë emisarë të Bashkimit Europian me detyra specifike jashtë vendit. Ata janë direkt në varësi të HR / VP. Sinqerisht nuk shoh një mundësi tjetër. Teorikisht, një Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor mund t'i përgjigjet drejtpërdrejt Presidentit të Komisionit Europian, por unë nuk mendoj se kjo është shumë e mundshme", përfundon Cvijić.
Emërimi i të dërguarve - sinjal se Perëndimi po e rrit stekën në Ballkanin Perëndimor?
Mungesa e vendimit për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nga Këshilli Europian bëri që shumë të vënë në dyshim besueshmërinë e procesit të pranimit në BE dhe angazhimin e shteteve anëtare drejt zgjerimit. Kjo shkon në kundërshtim me mesazhin e dërguar nga Komisioni i ri Europian dhe logjika e emërimit të emisarëve specialë nga ShBA dhe BE.
Në fakt, të dy zyrtarët amerikanë dhe përfaqësuesit e KE e kanë etiketuar këtë vendim si një "gabim historik" dhe u kanë bërë thirrje vendeve anëtare të rishikojnë vendimin e tyre dhe tërë qasjen e tyre të paqartë ndaj Ballkanit Perëndimor. Nëse ka ndonjë përçarje të mirëfilltë midis vendeve anëtare dhe midis tyre dhe Komisionit mbetet për t'u parë.
Ivan Vejvoda beson se Komisioni i ri do ta vendos Ballkanin Perëndimor lart në listën e përparësive, dhe se madje edhe vendet anëtare janë mbështetëse të zgjerimit si të tillë.
"Eshtë e rëndësishme dhe relevante të përsërisni se është një shumicë e madhe e vendeve anëtare të BE-së që mbështesin anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Unë do të thoja që të gjitha vendet janë mbështetëse, por disa janë shumë të kujdesshëm dhe po e tërheqin frenin e dorës në dinamikën e zgjerimit", thotë Vejvoda.
Kristof Bender, nënkryetar i Iniciativës Europiane të Stabilitetit (ESI), beson se një qasje e re është urgjentisht e nevojshme, por është e rëndësishme të dish motivimin prapa emërimit të përfaqësuesve specialë.
“Emisarët specialë mund të bëjnë ndryshime kur e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë. Të kesh emisarë për Ballkanin vetëm sepse gjërat nuk po të shkojnë mirë, nuk do të ndryshojë gjë. Nëse ideja është trysnia për ndryshim të kufijve, siç bënë ShBA në vitin 2018, atëherë një i dërguar i tillë do të ishte i dëmshëm ", thotë Bender për EWB.
Sipas tij, skepticizmi në lidhje me zgjerimin e BE-së nuk do të zhduket shpejt, dhe zgjidhja më e mirë tani do të ishte një "synim i besueshëm i përkohshëm që të gjithë vendet anëtare të BE mund të mbështesin dhe që është vërtet i dobishëm për BP: duke u ofruar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor një proces të bazuar në merita që çon në anëtarësim në tregun e përbashkët të BE-së”.
"BE do të duhet të përcaktojë të njëjtat kritere të qarta për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht nga statusi i tyre zyrtar në procesin e pranimit, të vlerësojë kriteret në mënyrë rigoroze, të drejtë dhe të rregullt për të gjitha vendet, dhe pastaj t'i lejojë ata që plotësojnë kriteret të bashkohen në tregun e përbashkët. Kjo do t'i lejonte të gjitha vendet të ndjekin reforma të dobishme, të përparojnë në meritë dhe të shkojnë më pranë anëtarësimit në BE, duke shmangur të gjitha ato bllokime dhe veto që ekzistojnë aktualisht në çdo hap zyrtar", përfundon Bender.
Me marrjen e detyrës së Komisionit të ri deri në fund të vitit, së shpejti do të dimë më shumë për rolin e të dërguarit të posaçëm të BE, dhe gjithashtu nëse vendet anëtare do të rikonfirmojnë angazhimin e tyre për zgjerimin e BE-së. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe të dërguarit e tyre të sapoemëruar janë shumë aktivë dhe mbështetës të një përfundimi të tillë. Nëse të gjithë ata "luajnë për të njëjtin ekip" dhe nëse emërimi i tyre do të thotë me të vërtetë se Perëndimi tani po e merr më seriozisht Ballkanin Perëndimor, mbetet për tu parë.
*Perkthimi: Politiko.al
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56