Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza nga DW: A i duhet Ballkanit Perëndimor një "Mini-Shengen"?
Njëra nga pikat e diskutuara nga marrëveshja Serbi-Kosovë në Uashington ishte pjesëmarrja e Kosovës në Mini-Shengenin Ballkanik. Çfarë domethënie ka kjo nismë për bashkëpunimin rajonal? Një përpjekje për ta kuptuar.
Kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor 2019, paraqitën nismën e tyre, të quajtur "Mini-Shengen", BE-ja sapo e kishte shtyrë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këtë ide, tre shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë për qëllim krijimin e një lloj "BE-je të vogël" në Evropën Juglindore: një zonë ku njerëzit, shërbimet, mallrat dhe kapitali mund të lëvizin lirshëm.
Zbatimi i nismës, i njohur edhe si "Shengeni Ballkanik", është planifikuar të fillojë në vitin 2021. Dy vende të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, janë të pavendosura për t'iu bashkuar nismës. Sipas Marrëveshjes së Uashingtonit (4.9.2020) tani aty do të hyjë edhe Kosova.
Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç. me presidentin e Serbisë, Alexandar Vucic, dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev. në takimin e tretë të Mini-Shengenit në Tiranë, më 21 dhjetor 2019. Mali i Zi ende nuk i është bashkuar nismës rajonale.
Me kërkesë të SHBA-ve
Shteti më i ri i Evropës e kishte refuzuar deri në atë moment rreptësisht pjesëmarrjen në nismë me argumentin se ajo i jep shumë epërsi Serbisë, si prodhues më i madh i mallrave në rajon. Pas kthimit të tij nga Uashingtoni, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u tha gazetarëve se pjesëmarrja e Kosovës ishte bërë me kërkesë të SHBA-ve. "Ne do të kujdesemi që në asnjë moment të mos cenohen interesat shtetërore të Republikës së Kosovës”, premtoi Hoti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e mirëpriti marrëveshjen e Uashingtonit: "Më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike, " shkroi Rama në Twitter.
Por se çfarë synojnë saktësisht SHBA-të me mbështetjen e nismës "Mini-Shengen", kjo është e paqartë. Nisma për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor ka. Fakti që ky bashkëpunim, i cili është i rëndësishëm për afrimin me BE-në, po mbështetet nga SHBA-të është për t'u mirëpritur, i tha Peter Beyer, deputet kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman dhe i ngarkuar i Qeverisë Gjermane për Marrëdhëniet Transatlantike,
Peter Beyer, deputet kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman dhe i ngarkuar i Qeverisë Gjermane për Marrëdhëniet Transatlantike
Beyer, i cili është gjithashtu raportues për dialogun Kosovë-Serbi në Bundestag dhe Këshillin e Evropës, kujton se "kjo fillimisht u iniciua vite më parë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe është ndjekur dhe intensifikuar me sukses të konsiderueshëm në vijim".
Zona Ekonomike Rajonale
Në fakt, që nga viti 2014 qeveria gjermane, përmes "Procesit të Berlinit", është përpjekur t'i ofrojë Ballkanit Perëndimor mbështetjen e nevojshme në rrugëtimin e gjatë drejt BE-së . Në vitin 2017, gjashtë vendet e rajonit - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia - miratuan një plan veprimi shumëvjeçar për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike. Si bazë për këtë shërbeu Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), së cilës i përkasin të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), e cila po mbikëqyr zbatimin e marrëveshjes, tha në një intervistë me DW se megjithë vështirësitë e shumta politike, ka edhe përparime. Si shembull ajo përmend tarifat roaming të cilat do të hiqen gradualisht deri në 2021.
Në samitin e ardhshëm, i cili pritet të zhvillohet këtë vjeshtë në Sofje, do të miratohet një plan veprimi i dytë për Zonën Ekonomike Rajonale. "Ky parashikon intensifikimin e bashkëpunimit në fushat e digjitalizimit, investimeve, lëvizshmërisë dhe turizmit," tha Bregu.
Rëndësi gjeopolitike?
Atëherë, cila është përparësia që ofron "Shengeni Ballkanik" ndaj me Zonës Ekonomike Rajonale dhe CEFTA-s? Kjo është vështirë të thuhet, thotë Ardian Haçkaj, drejtori i Institutit Hulumtues për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) në Tiranë, sepse deri tani askush nuk ka parë një dokument zyrtar. Publikut i është ofruar vetëm një deklarate e përbashkët nga Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, pas një takimi në Ohër, në vitin 2019. Aty të tre politikanët theksuan se "Mini-Shengeni" është në përputhje me "Procesin e Berlinit".
Ndërsa BE-ja dhe Gjermania janë thuajse indiferente ndaj termit "Shengen Ballkanik", SHBA-të kanë sinjalizuar që në fillim mbështetjen e tyre. Të enjten (17. 09. 2020) Bosnja dhe Hercegovina, do të diskutojë mundësinë e bashkimit në projektin e "BE-së së vogël", pas sugjerimit të anëtarit serb të presidencës trietnike të shtetit boshnjak, Milorad Dodik.
Dodik e bëri propozimin pasi u takua me të dërguarin e Ballkanit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew A. Palmer. Një ditë më parë Palmer kishte qenë në Berlin, ku kishte marrë pjesë në një konferencë të Fondacionit Konrad Adenauer me ambasadorët e Ballkanit Perëndimor. Sipas informacioneve të DW-së, nisma e "Mini-Shengen"-it aty nuk luajti asnjë rol.
Ardian Haçkaj nuk përjashton mundësinë, që "Mini-Schengeni të bëhet një instrument gjeopolitik i SHBA-ve për të mbajtur ndikim në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë".
BE me rol moderues
Valeska Esch nga Instituti Aspen në Gjermani e kritikon këtë qëndrim. "Nëse qeveria e SHBA me të vërtetë dëshiron të mbështesë në mënyrë thelbësore normalizimin midis dy vendeve dhe qasjen e tyre në BE, do të ishte më mirë që të mbështeste zbatimin e iniciativave ekzistuese, sesa të prezantojë si të reja nisma të ngjashme", tha ajo në një intervistë me DW.
Sidoqoftë, bashkëpunimi midis BE-së dhe SHBA-ve, aq i dëshiruar nga të gjitha palët, funksionon me vështirësi, që kur ka marrë detyrën Presidenti Donald Trump. Takimi kosovaro-serb më 4 shtator ishte i përgatitur dobët dhe jo i mirëkoordinuar me BE-në, thonë kritikët në Berlin.
Manuel Sarrazin, deputet i Bundestagut Gjerman (Të Gjelbrit / Aleanca 90) dhe President i Shoqatës së Evropës Juglindore, e quan madje një "shfaqje maçiste- neo-koloniale që i shërbeu vetëm fushatës zgjedhore të Donald Trump". Për Deutsche Wellen ai tha se "BE-ja tani duhet të marrë përsipër një herë e mirë rolin si moderatore.".
Ardian Haçkaj nga Instituti i Kërkimeve për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Tiranë dyshon se BE-ja mund ta luajë këtë rol vetëm. "Vonesat për miratimin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe refuzimi i vazhdueshëm për t'u dhënë qytetarëve kosovarë liberalizimin e vizave të premtuar prej kohësh i kanë kushtuar BE-së shumë besueshmëri në rajon," i tha ai Deutsche Welle-s. "Bashkëpunimi me SHBA/të është i nevojshëm për një zgjidhje te qëndrueshme në Ballkan."/DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38