Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza pesimiste e Zhejit: Vjeshta do sjellë vetëm urrejtje dhe etje për para
Analisti Artur Zheji nuk pret që në vjeshtë të ndodhin zhvillime të bijshme në vend, siç është përfolur. Në një editorial me tone pesimiste me titull: “Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…”, Zheji shkruan se të vetmet gjëra që do të ndodh janë rritja e urrejtjes ndaj ndaj kritikëve të pushtetit, me forma të reja dhe etja për para.
“Kemi qenë dhe mbetemi një vend bejlerësh dhe Shqipëria ka qenë dhe mbeti një çiflig për tu rrjepur dhe zhvatur pa dhimbje dhe deri në pikën e fundit të palcës së qenies së saj të brishtë. Presim Shtatorin dhe Tetorin që do të vijë…”, shkruan Zheji.
Vetë Zheji thotë se e pret vjedhtën duke u përplasur “shesheve e sfidave gjygjësore, në emër të një Populli në ikje nga sytë këmbët, dhe të një Drejtësie, që Zoti na ruajt prej padrejtësive të saj”.
Editoriali i plotë:
Presim Shtatorin dhe Tetorin që do vijë… Kështu pëshpëritet vesh më vesh, në bregdet apo në gryka mali e shtrate lumenjsh… Do ndodhë diçka e do të plasë shumëçka…Por, për vitet që kam dhe për kqyrjet e gjata që me dëshirë apo me pahir kam bërë, shumë pak gjëra vërtetësisht thelbësore do të ndodhin ndryshe, nga ato çfarë kemi parë. Vetëm se “Urrejtja” e panginjur mes nesh, do të marrë forma të reja dhe etja për para, për shumë para, do të gjarpërojë në përplasjen politike me një vrull dhe me një afsh të ri.
Pakica, qoftë kjo elitare, qëndrestare apo vulgare, do të shkelet dhe do të mënjanohet, sepse “Protokolli i mbrojtjes së Pakicës”, në një vend si Shqipëria, ka mbi 100 vjet që nuk ka hapësirë jetike, nuk ka të drejtë qytetarie, e nuk ka përfillje.
Një vend që ska bërë asnjë luftë me të tjerët, është dreqosur nga lufta e pamëshirshme dhe pa kufi me vetveten, si një grryerje, si një acid vrasës, si një ligësi për të parë të dërmuar më të dobtin, më të pafuqishmin dhe këmbërrëshqiturin në humnerë. Kemi qenë dhe mbetemi një vend bejlerësh dhe Shqipëria ka qenë dhe mbeti një çiflig për tu rrjepur dhe zhvatur pa dhimbje dhe deri në pikën e fundit të palcës së qënies së saj të brishtë.
Presim Shtatorin dhe Tetorin që do të vijë…
Pak gjëra ndryshe do të sjellë Vjeshta, kryeministri do ta çojë me sa duket, deri në fund sfidën e tij. Sepse ai nuk jeton dot ndryshe, nuk jeton dot pa adrenalinën që bart sfida, pavarsisht Kahjes. Nuk jeton dot pa rreshtuar ushtarakisht puthadorët e tij të mirëushqyer, për të hovur sërish mbi kundërshtarët. Kundërshtarët do tendosen, do të bëhen gardh e do shtrëngojnë rradhët dhe do të mundohen ti bëjnë pritë hovit sulmues, me aq sa munden dhe me gjithshka munden.
Dhe Urrejtja e Gojëligësia, do të jetë përsëri në fronin e vet Mbretëror, në Shtator dhe në Tetorin që vjen, e kështu me rradhë. Kështu kanë bërë përgjithësisht kryeministrat tanë, që nga koha e Ahmet Zogut të Parë (dhe të fundit). Një malësor dinak e bukurosh prej Mati, një shqiptarnjohës i pagabueshëm, që u vetëshpall nga puthadorët e tij të dikurshëm, edhe mbret i shqiptarëve, me motrat princesha të dashuruara nëpër Europë… dhe me plot Poema të rrejshme si stërnip i Skënderbeut, ky Matjani ambicioz e dorëhekurt, që e bënte dhe vetë Gjergjin e Kastriotëve, të lëvizte e të rrotullohej në varr nga sikleti e bezdia, e këtyre emërpërmendjeve krejt të pavend!…. Po dikur iku plot “valigje”, me motra e oborrtarë, e nuk u kthye më ay ndë Dheun që e lindi, mbeti mbret pa Mbretëri e mbet pa Atdhe…
Por emri ju përmend për dhjetëra vite, si më i keqi i të këqinjve, nga ata që përgatisnin një të Keqe edhe më të madhe, të kuqe si ngjyra e gjakut…Kështu, në këtë gjarpërim urrejtje, Internacionalja na solli këngë e frymë të reja, e kështu përmbysëm bejlerët e vjetër me bejlereshat e tyre, ca fshatarka injorante me shpenzime të pacipa, gjithmonë të pikëlluara, të pikëlluara pangushëllim, se gabimisht kishin lindur ndër katunde ku të kafshonte gjarpëri, ku të përdhunonte çobani apo ku të pinin gjakun mushkonjat dhe kërkonin streha luksoze në Paris apo Romë, e së fundi në London.
Dhe ngritëm me kazëm e pushkë, me drapër e çekan, bejelerët e rinj, të kuq kësaj rradhe, me kasketa bolshevike e jaka të bardha këmishash mbi xhaketa, por të dashuruar me Mercedes Benzat e zinj, më së shumti jashtë serie, sidomos ato që vinin për KryeBeun apo udhëheqësin dhe që i sillte në Shqipëri Sigurimi i Shtetit, pacipërisht të shtrenjta e në mënyrë sekrete…Me shtëpi të mëdha në kryeqytet e me vila verimi në mal e në Det, e më këngë partizane në gojë (partizanët mbetën një prapavijë morale përherë e më e largët…), por me plot urrejtje për armikun e “kllasës”, që veç duhej shtypur e përdhosur, edhe pas përmbysjes… Dhe vrisnim armiqtë me toga pushkatimi në emër të Popullit, (të një populli që nuk ishte kërkund), ose i kalbnim burgjeve, si qënie pa të drejta, si jonjerëz, si vemje, si kufoma të pakallura apo si insekte të neveritshme.
Ishim gjithmonë po ne, apo njerëzit para apo rrotull nesh, që na trashëguan ligjërimin e padrejtësive në emër të Popullit, popullit gojëkyçur, kokëulur, bejtexhi dhe qejfli njëkohësisht dhe ngritëm e gdhendëm Maleve tona të larta, vetë kryefjalën e Urrejtjes së Kuqe… dhe emrin e KryeUrrejtësuesit të Ri, “Mësuesit largpamës” bujk i përkushtuar i urrejtjes brez pas brez, të shqiptarëve kundër shqiptarëve…
Presim Shtatorin dhe Tetorin 2019 që do të vijë…
Me plot Urrejtje mes nesh, që do ta përplasim shesheve e sfidave gjygjësore, në emër të një Populli në ikje nga sytë këmbët, dhe të një Drejtësie, që Zoti na ruajt prej padrejtësive të saj. Asgjë e re pra, përveç fijeve te kalendarit që thinjet vit pas viti dhe emrave të ndryshëm të “Urrejtjebartësve” të rinj, të gjatë apo të shkurtër, të hollë apo të trashë, të gdhendur apo me plot qoshe, por kurdoherë me helm të ntrashur nën gushë dhe me plot urrejtje të ndezur e të zjarrtë, në shpirt dhe në zemër… Dhjetra e viteve ikin dhe këtë Urrejtje e mbajmë midis Sheshit, si lëndë djegëse, për të çuar përpara, apo drejt Askundit, makinerinë e zymtë të Pushtetit apo të të gjitha Pushteteve…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38