Flash News

KRYESORE

“Analizat për gazin e përdorur nga policia në protestë do t’i dërgojmë jashtë vendit”

“Analizat për gazin e përdorur nga policia në protestë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në "Tempora", ka folur lidhur me protestën e opozitës të zhvilluar gjatë pasdites së sotme para Parlamentit.

Kryemadhi tha se analizat për gazin e hedhur në protestë nga policia do të dërgohen jashtë vendit.

“ Me sa duket ia kemi marrë dorën. Efektet do të jenë gjatë natës. Ndjej dhimbje të kraharorit. Do të marrim analiza dhe do t'i çojmë jashtë Shqipërisë për të evidentuar gazin helmues që është hedhur në protestë. Ish-deputetja Kejdi Mehmetaj ka pasur gjendje të vjellash pas marrjes së gazit”, shprehet Kryemadhi.

Të fundit