Flash News


KRYESORE

Anashkalohet Cakaj, i besohet Ballukut riatdhesimi i shqiptarëve: Publikohet kalendari i fluturimeve

Anashkalohet Cakaj, i besohet Ballukut riatdhesimi i shqiptarëve:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi kalendarin e udhëtimeve të Air Albania drejt disa destinacioneve, ku do të riatdhesohen shqiptarët. Në kalendarit e MIE tregohet se do të ketë dy ditë udhëtimesh, në datën 18 dhe 19 prill. Në ditën e parë do të kryhen udhëtimet nga Stambolli në Tiranë, më pas nga Tirana në Romë dhe nga Roma përsëri kthimi në Tiranë.

Një ditë më pas, të dielën më 19 prill, do të kryhen fluturime Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë. Shtetasit që do të kthehen në atdhe, duhet të bëjnë prenotimin online në faqen e kompanisë ajrore për të prerë biletën, dhe automatikisht do të bëhet dhe prenotimi i hotelit ku do të qëndrojnë në karantinë. Udhëtimi nga Italia për në Shqipëri do të kushtojë deri në 100 euro për person.

Ndërkohë fjetjen në hotel e ka marrë përsipër shteti për ta paguar, vlerën prej 14 eurosh për person. Ndërsa vetë emigrantët do të paguajnë ushqimin me një kosto ditore prej 7 eurosh. Ndërkohë, duket e çuditshme, por këtë operacion kryeministri Edi Rama ia ka besuar Ministres së Infrastrukturës dhe jo Ministrit të Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj.

https://www.facebook.com/ministriaeinfrastrukturesdheenergjise/photos/a.334029890085558/1625815380906996/?type=3&theater

Të fundit