Flash News

KRYESORE

Ancelotti bën merkato te Juventusi, i heq lojtarin e padëshiruar Sarrit

Ancelotti bën merkato te Juventusi, i heq lojtarin e padëshiruar

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelottit, po mendon për merkaton dhe ka vendosur piketat për ekipin e tij. Emri i ri që pritet të afrohet në Angli është Emre Can. Mesfushori i Juventusit nuk ka gjetur hapësira në skuadrën e Maurizio Sarrit, ndërsa po mendon largimin.

Turko-gjermani duhet të ndryshojë ambient, pasi përndryshe mund të mbetet jashtë listës së Gjermanisë për Euro2020. Ai do që të luajë dhe që pas largimit të Max Allegrit në Torino ka humbur rolin e tij në ekip. Tekniku Sarri e ka nxjerrë dhe nga lista e Champions Leagues.

Skuadra e Evertonit ka nevojë për t'u përforcuar ndërsa turko-gjermani mund të gjejë një oaz të ri. Ai e njeh Premier Leaguen, pasi ka luajtur me Liverpoolin dhe nuk është një problem i madh për të përshtatja.

Të fundit