Flash News

KRYESORE

Ancelotti nuk humb kohë, menjëherë me ekip të ri

Ancelotti nuk humb kohë, menjëherë me ekip të ri

Nuk ka më dyshime, trajneri Carlo Ancelotti do të kthehet shumë shpejt në stol dhe do ta rinisë nga Premier League. Skuadra e teknikut italian do të jetë Evertoni. Një zgjedhje e vështirë, por e vetmja në treg për teknikun babaxhan.

Ai u largua nga Napoli me kontradikta dhe nuk do të vonojë shumë për të nisur aventurën e re në krye të skuadrës angleze. Ancelotti beson se mund të rikthejë entuziazmin te skuadra e Premier Leagues, pasi Evertoni po lufton për të mos rënë nga Kategoria.

Numri një i stolit pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, pasi ka marrë dhe miratimin e presidencës që skuadra e Liverpoolit do të luftojë për trofe sezonin e ardhshëm dhe do të bëjë merkato të fortë.

 

Të fundit