Flash News

KRYESORE

Andi Bushati flet për dosjen “Habilaj”: Rama ka sakrifikuar Tahirin për emrin e tij

Andi Bushati flet për dosjen “Habilaj”: Rama ka sakrifikuar

Në një intervistë në “News 24” analisti Andi Bushati ka folur në lidhje me përmendjen e emrit të Saimir Tahirit në përgjimet e Moisi Habilajt, ai ka deklaruar shërbimet partnere i kanë dërguar  kryeministrit në zyrë një dosje për ish-ministrin duke i thënë se ose do të përmendej emri i tij ose i Tahirit.

“Ka disa kohë që Rama e ka shitur simbolin e mburrjeve të veta në kabinetin e tij të parë. Që nga dita që Saimir Tahiri nuk u zgjodh ministër është bërë gjithçka për ta çmontuar, është parë që nga heqja e drejtorëve. Flitet që shërbimet partnere i kanë dërguar në zyrë një dosje për Saimir Tahirin, dhe e kanë vënë me shpatulla pas muri, ose do drejtojmë gishtin ndaj teje ose sakrifiko Saimir Tahirin i kanë thënë”,- sqaroi Bushati.

Të fundit