Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lulzim Basha arrin të zhgënjejë edhe ata që nuk kanë pasur kurrë shpresë tek ai.
Edhe njëherë ai ka anashkaluar, ose e ka lënë vetë të kalojë një nga ato skandale, që i japin kredibilitet kauzave opozitare dhe e bëjnë më të prekshme fytyrën e regjimit në të cilin jetojmë.
Ai nuk guxoi të thotë asnjë flalë të vetme për mesazhet e bëra publike nga Presidenti i Republikës në “Opinion”, ku shihej qartë se si dy ambasadat kryesore në vend bënin allishverishe me Edi Ramën, për të zgjedhur në mënyrë të kundraligjshme anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
“Zbulimi” ishte një dhuratë e artë për opozitën. Ai dëshmonte njëkohësisht edhe si ka rënë maska e një drejtësie “pa ndërhyrjen e politikës” edhe se kush i kontrollon realisht emërimet edhe se ç’rol, herë arbitrar e herë shantazhues, luajnë ndërkombëtarët edhe se pse është gremisur besimi i publikut tek ajo që iu shit si reforma e reformave.
Por në vend të belbëzonte qoftë dhe diçka të vetme për këtë rast flagrant të kapjes së shtetit, Basha përzgjodhi, në të njëjtën ditë, të priste ambasadoren Yuri Kim, të fliste me të për të ardhmen (jo krimet e së shkuarës), madje të miklohej prej trajtës përkëdhelëse me të cilën ajo e thërriste: “zoti Luli Basha”.
Sa për të larë gojën, ashtu sikurse bën edhe në rastet kur nxjerr një personazh të dorës së tretë në PD për të goditur koncesionet që Rama iu jep klientëve të përbashkët, për këtë aferë, lideri demokrat u mjaftua me një deklaratë të Palokës.
Natyrisht aty nuk guxohej të përmendej as kapja në flagrancë e ambasadorëve, as roli uzurpues i Ramës në çështjen konkrete, por flitej në përgjithësi për qëndrimet që ka mbajtur PD, në vite, ndaj reformës.
Pas kësaj, asgjë. Refuzim ftesash për të diskutuar këtë temë në emisionet e mbrëmjes. Vetëm një heshtje kompromentuese dhe një indiferencë e frikshme.
Ky shembull flagrant, përpos varrosjes së një skandali, qoftë për shkaqe xhelozie ndaj protagonizmit burrëror të Metës, qoftë për frikën nënshtruese ndaj ndërkombëtarëve, apo qoftë prej ndonjë flirti në distancë me Ramën, siç përflasin gojët e liga, ngre për të disatën herë të njëjtën pyetje: a është i aftë ta drejtojë kauzën e vështirë opozitare, Lulzim Basha? A është në gjendje ai që, pa ide të qarta, pa ideale të afishuara, pa koherencë në qëndrime, të përballet me një regjim kaq të egër?
A krijon besim ai me kompromiset e veta të vogla, me piruetat që bën, me vijat e kuqe që vendos kot së koti?
A ngjall ai shpresë, pasi ka lënë pas kufomat e Republikës së re, premtimet për transformimin e sistemit, përmbysjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës, zotimet për referendume dhe betimet se reforma zgjedhore nuk mund të bëhej as me ata që kanë vjedhur votat, as me përfaqësuesit e opozitës fallco?
A merr më njeri armët për ta ndjekur atë pas në luftën e tij, pasi i ka thirrur njerëzit në dy revolucione të tradhëtuara?
A mund të vërë dikush dot bast se tryeza përkrah Damianit dhe Rudinës do ta shpëtojë Shqipërinë nga vjedhja e votës prej një bande që ka me vete edhe kriminelët, edhe paratë e oligarkëve, edhe mediat e tyre që e bëjnë të zezën të bardhë?
E pra, shanset që Lulëzim Basha ta mundë autokratin që ka përballë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, qoftë për dobësitë e tij, por sidomos për kriminalizimin e kësaj bande (historia e teatrit tregoi se ajo nuk ka ndërmend ta lërë pushtetin me votë), janë afër zeros.
Por e keqja nuk është vetëm kjo. E keqja qëndron te frika se asgjë mund të mos ndryshojë edhe nëse mrekullia ndodh. Pra edhe nëse për një çast imagjinojmë të pamundurën, që regjimi i Edi Ramës të mos bjerë nga vota, por për çështje të Zotit apo teka të fatit, sërish rrezikojmë që gjithçka të vazhdojë si më parë.
Heshtja ulëritëse e Bashës për skandalin e faktuar të përdhosjes së reformës, shkaqet që e squllin, e tulasin, e friksojnë atë për të luajtur sot shefin e një opozite të moralshme, janë një ogur i keq për të nesërmen. Ky episod, si shumë të tjerë të ngjashëm, të bën të shohësh me tmerr një këmbim pushteti që nuk prodhon ndryshim. Ngjarje si kjo, kur mbyllja e gojës tani, bëhet si kompromis në emër të pushtetit të nesërm, projekton, në rastin më të mirë, një Shqipëri vërtet pa Edi Ramën, por në të cilën trashëgimia e tij nefaste është ulur këmbëkryq.
Besoj se askush nga ne nuk kërkon këtë.
Nëse në të ardhmen na ofrohet një mundësi pa pasur “barbarin” mbi krye, po ku të gjithë do kërkojmë drejtësi tek gjyqtarë të formatuar sipas modelit të juristëve që betohen buzë Lanës, ku do vazhdojmë të paguajmë për traun e Rrugës së Kombit, ku do të bëjmë analizat tek koncesioni i Check-Up, ku do bëjmë tifo për kombëtaren në Air Albania dhe do të duartrokasim talentin e paimagjinueshëm të Artan Imamit dhe Laert Vasilit në godinën e re të Bjarke Ingelsit, pra nëse oferta është që të heqim qafe Ramën por të ruajmë të gjitha karakatinat e tij, përgjigjia duhet të jetë e prerë: “JO faleminderit”.
Dhe me menyrën se si po sillet, Basha nuk ofron në asnjë rast më tepër sesa kaq.
©Lapsi.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38