All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Andi Bushati: Kjo është arsyeja pse Rama nxorri jashtë qeverisë Tahirin dhe Beqajn

Andi Bushati: Kjo është arsyeja pse Rama nxorri jashtë
All - Paragraf - 1

Andi Bushati mendon se Edi Rama ka lënë jashtë qeverisë Saimir Tahirin dhe Ilir Beqajn me qëllim që t’u faturojë ish-vartësve të tij, mbushjen e vendit me drogë dhe dhënien e koncesioneve në shëndetësi.

All - Paragraf - 3

Në një shkrim të publikuar te ‘Lapsi’, Bushati shprehet se kjo është një taktikë e njohur e Ramës, të cilën e ka zbatuar edhe kur drejtonte bashkinë e Tiranës. Të njëjtën lojë Rama e luajti sipas Bushatit edhe me ish-bashkëpunëtorët e mazhorancës, duke iu faturuar atyre dështimet e qeverisë.

Mbetën pa ministri, ja postet e rëndësishme ku mund të ‘strehohen’ Tahiri, Beqaj dhe Kodheli

Pjesë nga shkrimi i Bushatit:

Po t'i shqyrtojmë me rradhë, në këtë kabinet të ri bie në sy mungesa e njeriut që ngriti "policinë që deshëm", Sajmir Tahirit dhe atij që firmosi koncesionet e "shëndetësisë falas", Ilir Beqes. Për fatin e tyre një gjë është e qartë: se nga qeveria nuk i nxorri as urrejtja e shpallur e Ilir Metës, as ashpërsia e çadrës së Lulzim Bashës. Mospërfshirja, tani kur LSI nuk ka më dorë në koalicion dhe kur çadra e dikurshme i ngjan një kështjelle rëre, të bën të mendosh se ajo ka lidhje vetëm me Edi Ramën.

Kryeministri kërkon t'i faturojë ish vartësve të tij, mbushjen e vendit me drogë, kriminalizimin e policisë, dhënien koncesioneve si Check Up, apo sterilizimi, që i rropën shqiptarërt deri në palcë. Rama e di mirë se një pjesë e madhe e publikut është e ndërgjegjshme për këto dështime katastrofale. Dhe tani ai po kërkon të lajë duart duke përpunur mesazhin se, për to, faji ishte i ish vartësve të tij.

Pra, ai po bën me kokën e Beqes dhe Tahirit të njëjtën lojë që bëri me Metën, Idrizin, apo Dulen duke i faturuar atyre dështimet e qeverisjes.

Po të rrëmojmë edhe më thellë në histori do të kuptojmë se kjo është një taktikë e njohur e Edi Ramës.

Edhe kur i doli era milionave që paguheshin për lejet e ndërtimit në bashkinë e Tiranës, ai i shkarkoi një nga një të gjithë zëvendësit, duke u përpjekur të krijojë iluzionin se qenë ata fajtorët e masakrës mbi kryeqytetin.

Të fundit