Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Andi Bushati komenton përplasjen Rama-TCH: Vjollca Hoxha ka të drejtë, janë arsye ekonomike dhe historike
Andi Bushati mendon se është zyra e shtypit e kryeministrit ajo që po shpërndan ngado lajmin se kritikat e fundit të Top Channel po bëhen pasi Vjollca Hoxha nuk ka arritur të emërojë njeriun e saj në krye të Postës Shqiptare. Por nuk është vetëm kjo thashethemnajë që po shpërndahet nga njerëzit pranë kryeministrit Edi Rama, shprehet Bushati, duke treguar për një tjetër lajm ku pretendohet se Hoxha po ndjen xhelozi ndaj Tv Klan, që po merr benefite publike nga qeveria.
“Askush nuk mund të vërë bast nëse këto pretendime janë thjeshtë “Fake neës” apo të vërteta fatkeqësisht të hidhura”, shkruan analisti te ‘Lapsi’, ndërsa theksonte Vjollca Hoxha ka të drejtë ndaj Edi Ramës për shkak të dy arsyeve, ekonomike dhe historike.
Shkrimi i plotë:
Aludimet kanë vazhduar edhe më tej. Zyra e shtypit të kryeministrit po shpërndan ngado lajmin se të gjitha kritikat e artikuluara në javën e fundit nga Top-i janë rezultat i një hakmarrjeje meskine. Sipas tyre ato vijnë me urdhër nga presidentja e TV, Vjollca Hoxha e cila ka dështuar në një inisiativë për ta trajtuar pushtetin e rilindjes si tepsi dhe për të vendosur një njeriun e saj në krye të një ndërmarjeje të rëndësishme publike.
Sikur kjo thashethemnajë të mos mjaftonte, njerëz shumë pranë Ramës po e arsyetojnë hidhërimin e znj. Hoxha me një lloj xhelozie që ajo ka ndaj konkurentit të saj kryesor, TV Klan, dhe benefiteve publike që atij po i jep qeveria.
Askush nuk mund të vërë bast nëse këto pretendime janë thjeshtë “Fake neës” apo të vërteta fatkeqësisht të hidhura.
Askush, po ashtu, nuk mund të vërë dorën në zjarr se pronarët e mediave të mëdha në këtë vend, – e këtu nuk bën përjashtim as znj. Hoxha – nuk vendosin të tilla raporte me pushtetin dhe nuk kanë me kryeministrin marëdhënie që shkojnë në dëm të interest publik.
Por, pavarësisht nga këto, le të besojmë për një moment se shpjegimi që po përpunohet në zyrat e kryeministrisë është real. Le ta marrim të mirqenë se Top Channel ka filluar të shkrepi armët kundër Ramës, pasi pronares së tij nuk i’u bë një favor. Le të pranojmë symbyllur se revolta që vjen nga piramida, është rjedhojë e konkurencës së pandershme që po i bën Tv Klani i mbështetur nga përfitimet që po merr nga lidhja me Ramën.
Pra edhe po të pranojmë se në kontekstin e këtij sherri nuk ka asgjë të kulluar, parimore dhe në dobi të publikut, përsëri Vjollca Hoxha ka të drejtë ndaj Ramës.
Dhe kjo për dy arsye kryesore, si ekonomike, si historike.
Së pari ekonomikisht, në sistemin që ka ngritur Edi Rama, Top Chaneli nuk mund të mbijetojë, kur financat e konkurentit të tij kryesor, bymehen nga qeveria me leje për grataçiela, tendera publikë, hapje rrugësh të reja që çajnë malet.
Nëse në konkurencën e vështirë të tregut të televizioneve, dikë që di të shërbejë si bythëlëpirës më i mirë, qeveria e shpërblen më shumë, kjo padyshim do ngjalli revoltën njerzore të palës tjetër.
Por, përpos anës ekonomike, Top Channel ka edhe një raport moral dhe historik me të shkuarën e vet të afërt. Për çdo drejtues të këtij institucioni, për çdo gazetar me emër të tij, është e pakapërdishme që një qeveri në hall, siç është kjo e Edi Ramës sot, t’u bëjë favore atyre mediave që u reshtuan dje me një qeveri tjetër në hall, atë të Berishës, pas Gërdecit dhe 21 janarit. Për secilin nga ata besoj se është e papranueshme që gjithmonë të gjejnë palë me kryeministrin të njëjtët që ishin pro gardistëve të djeshëm dhe të njëjtit që janë pro kanabistëve të sotëm.
Prandaj, sado të paprincipta që të jenë në dukje, sado të papranueshme të ngjajnë në formë, sado të nxitura nga histeritë, qefmbetjet apo xhelozitë e znj. Hoxha të duken sulmet e Topit ndaj Ramës, në thelb ato janë legjitime. Sado që të ketë përfituar prej tij, sistemi i ngritur nga kryeministri, i ka rënë në qafë televizionit më të madh në vend. Ai ka rritur dhe bymyer artificialisht rivalët, vetëm për faktin e thjeshtë se ata dinë të shërbejnë më mirë.
Ndërsa, nga ana tjetër, për historinë e përbashkët dhe për të rrugën prej nga vijnë, Rama e ka moralisht të pamundur të hedhi baltë mbi Top-in. Socialistët e zakonshëm nuk do ia kuptonin një piruetë të tillë. Ai nuk e ka luksin të dalë para kamerave dhe të thotë: “Të fala Vjollcës”.
Prandaj, përpara se të bëjë moralistin fallco, atij i leverdis më mirë të sillet (ashtu siç ka bërë në fakt gjithmonë) si shefi i vërtetë i tepsisë dhe të dorzojë pak llokma pushteti edhe për një media tjetër kazani. Dhe mos e ketë merak, në Klan askush nuk do t’i zëmërohet. Sepse ata dinë gjithnjë të marrin diçka më shumë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38