Flash News

KRYESORE

Andi Bushati kritika Alban Dudushit: Je një nga të paguarit e bordeve të qeverisë. Përdhose ëndrrën e Dritan Hoxhës

Andi Bushati kritika Alban Dudushit: Je një nga të paguarit e bordeve

Analisti Andi Bushati ka kritikuar ashpër Alban Dudushin, drejtuesi i emisionit ‘Top Show’, si dhe drejtuesit e tjerë të televizionit Top Channel për shkak të intervistës së kryeministrit Edi Rama me anëtarë të FRESSH, të cilët u shtirën në studio si studentë protestues.

Bushati thotë se Dudushi është një nga të paguarit e bordeve të qeverisë, ndërsa vë në pikëpyetje profesionalizimin e tij si gazetar.

“Nuk besova se do të kryhej as kur pashë lajmet, se drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi, ishte një nga të paguarit e bordeve të qeverisë. Nuk mundet –thashë-, sa do me profesionalizëm të bëjë ai detyrën e vet, përsëri do të jetë i paragjykuar në një situatë kaq të tensionuar. Askush nuk mund t’a pranojë si arbitër të paanshëm. Dhe më vonë, kur u binda se të gjitha këto ndodhën, u përpoqa ta gënjeja veten duke imagjinuar se të paktën do të kishin qëmtuar njerëz të fortë dhe me personalitet, për t’i dhënë kredibilitet “përplasjes” me Ramën”, shkruan Bushati në ‘Lapsi.al’.

Bushati thotë se emisioni i djeshëm i ‘Top Show’ përdhosi dhe shkelmoi ëndrrën e vetme që Dritan Hoxha, themelues i Top Channel, kishte në jetën e tij.

“Natyrisht, nuk kisha përgjigje. Ato mund t’i gjejnë vetëm kërkuesit që hulumtojnë simptomat e fund pushteteve, delirin dhe haluçinacionet që shkaktojë ato. Por, i mbetur pa shpjegim mendja më shkoi tek Tani i Topit. Tek bisedat që bënim me të këtu e gati dy dekada më parë. Tek ai pasioni me të cilin të shpjegonte se si kishte konceptuar një mostër teknologjike, që do ti linte pas të gjitha mediat e tjera, njësoj si Farrari që përdorte në jetën e përditshme. Sot u gremis në Lanë dhe Ferari i dytë i tij mendova. Dhe paradoksalisht u ndjeva i lehtësuar, ashtu siç na ndodh me një njeri, që e shohim të ikë nga kjo botë, pa e kuptuar se si i’a përdhosin dhe i’a shkelmojnë ëndrrën e vetme të jetës së tij”, shprehet analisti.

Komenti i plotë i Andi Bushatit: Vdekja e dytë e Tanit të Topit

Të fundit