Flash News

KRYESORE

Andi Bushati për Blendi Fevziun: ‘Klani’ i nguli thikën e fundit pas shpine; nuk u distancua dot nga Frangaj

Andi Bushati për Blendi Fevziun: ‘Klani’ i nguli thikën e

Analisti Andi Bushati ka justitifikuar të gjithë zhurmën e krijuar javët e fundit nga moderatori Blendi Fevziu, për një largim të mundshëm nga Tv Klan, si një përpjekje e tij për t’u distancuar nga modeli i Aleksandër Frangajt.

Bushati shkruan te ‘Lapsi’ se Fevziu “donte të tregonte thjeshtë se ishte i ndryshëm. Donte që emri i tij të mos përmendej automatikisht përkrah atij të Frangajt. Fevziu nuk donte të ndahej me të thjesht, donte të diferencohej prej tij.”

Për Bushatin, gabimi i Fevziut ishte prodhimi i fabulës së një kalimi të mundshëm te Top Channel, sepse diçka e tillë dihej që nuk do të ndodhte.

Sipas analistit, Tv Klan i ka ngulur një thikë pas shpine Blendi Fevziut në deklaratën e bërë për zgjatjen e kontratës, ku gazetari lidhet pazgjidhshmërisht me të ardhmen e televizionit.

“Dhe tani që gjithçka ka përfunduar, tani që Fevziu ka bërë një pakt të ri me Klanin, të gjitha diferencat e vëna në pah me aq mundim janë zeruar sa hap e mbyll sytë. Tani, para tyre, publiku do të mbajë mend një gjë tjetër: pamundësinë e Fevziut për t’u ndarë nga një ambjent ndaj të cilit ai donte të tregohej si i ndryshëm. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, me deklaratën e fundit të Klan, ku njoftohej pakti i ri Fevziu – Frangaj, strategjisë së drejtuesit të “Opinion”, i ngulej dhe thika e fundit pas shpine. Në mënyre perverse aty qe nënvizuar e zeza mbi të bardhë se historia e shkuar dhe e ardhmja e ndritur e televizionit janë pazgjidhshmërisht të lidhura me ato të gazetarit të vet kryesor”, shkruan Bushati.

Të fundit