Flash News

KRYESORE

Andi Bushati për djegien e mandateve: Më ka çuditur uniteti i opozitës; prisja që të kishte më shumë rrjedhje

Andi Bushati për djegien e mandateve: Më ka çuditur uniteti i

Analisti Andi Bushati, i ftuar në News 24, u shpreh se është habitur nga uniteti i opozitës për të djegur mandatet.

“Më ka çuditur uniteti i opozitës. Prisja që të kishte më shumë rrjedhje. Më duket aq e unifikuar sa them është e vërtetë, është një lojë apo shantazh, apo janë më të vërtetë të vendosur për ta çuar deri në fund”, u shpreh Bushati.

Më tej analisti shtoi, se sipas tij, rruga që po ndjek opozita është radikale, por “ nuk i kishte mbetur më gjë tjetër për të bërë”.

Kujtojmë që PD dhe aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha kanë vendosur të djegin mandatin, përjashtuar deputetin e LSI-së Lefter Koka.

Të fundit