Flash News

KRYESORE

Andi Bushati: Qeveria propagandë me policinë, bën video në funksion të saj

Andi Bushati: Qeveria propagandë me policinë, bën video në

Analisti Andi Bushati, i ftuar në studion e lajmeve të News 24, u shpreh se qeveria si asnjëherë më parë po përdor dhe policinë për propagandë.

“Disa stacione pranë qeverisë dhanë një video se çfarë ndodhte mbi taracën e PD. Po t’i shikoje me vëmendje pamjet dukeshin që ishin pamje të bëra nga policia. Si në rastin që përmenda, si në rastin e kërcënimeve ndaj Berishës është vija e politikës që cënon vijën e policisë. Tani si duket është shumë e nevojshme propaganda sa dhe uniformat blu janë vënë në funksion të saj”, u shpreh Bushati.

Sa i përket deklaratave të Ramës se imazhi i Shqipërisë po dëmtohet nga shpifja, Bushati u shpreh, “Edi Rama e vë veten në lëkurën e njeriut që bashkë me imazhin e Shqipërisë po dëmtohet nga shpifja”.

Të fundit