Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Andi Bushati: Yuri Kim nuk e ndryshon njëanshmërinë e Ambasadës. Me lejen e Amerikës po vendoset diktatura
Analisti Andi Bushati, në një editorial për gazetën online që drejton Lapsi.al, ka 'shigjetuar' ambasadën amerikane dhe politikat e Uashingtonit në lidhje me Shqipërinë, pas mbështetjes që ambasada i dha ligjit anti-KÇK të porpozura nga Rama dhe të miratuar nga Kuvendi.
Bushati shkruan se me ambasadoren e re nuk ka ndryshuar njëanshmëria e 'Rrugës së Elbasanit'.
"Kushdo që ka pritur se me ardhjen e kryediplomates së re të SHBA në Tiranë njëanshmëria politike e selisë së rrugës së Elbasanit do të ndryshojë, tashmë e ka dhe provën e parë të zhgënjimit. Ambasada amerikane po vazhdon të mbështesë edhe devijimet më anti-demokratike të regjimit personal të Edi Ramës".
Sipas botuesit të Lapsit deklarata e Ambasdës ka përdorur gjuhën e kryeministrit dhe i ka dalë në krah atij.
Pasi argumenton se pse ndodh kjo, 'qershinë mbi tortë' Bushati e vendos në mbyllje të artikullit ku artikulon një tezë që në Shqipëri, ku gjuha kryesore është 'politikisht korrektja' do të shihet si 'blasfemi'. Ai argumenton se "përditë e më shumë, shqiptarët, të trembur se diktatura mund t'u eksportohej vetëm nga Moska, po zgjohen për ta kuptuar, se ajo mund të vendoset edhe me leje amerikane. Mbështetja apo tolerimi i deri sotëm i çdo mëkati të Edi Ramës është prova më e qartë për këtë."
Shkrimi i plotë:
Kushdo që ka pritur se me ardhjen e kryediplomates së re të SHBA në Tiranë njëanshmëria politike e selisë së rrugës së Elbasanit do të ndryshojë, tashmë e ka dhe provën e parë të zhgënjimit. Ambasada amerikane po vazhdon të mbështesë edhe devijimet më antidemokratike të regjimit personal të Edi Ramës.
Ajo, jo vetëm ka reaguar me deklaratë në një ditë pushimi, jo vetëm ka përdorur në komunikimin zyrtar zhargonin e kryeministrit, por edhe i ka dalë në krah, aktit administrativ anti KÇK, që i jep një fuqi antikushtetuese policisë të tij politike, duke anashkaluar prokurorinë dhe gjykatat.
Kushdo që ka pritur se me ardhjen e kryediplomates së re të SHBA në Tiranë njëanshmëria politike e selisë së rrugës së Elbasanit do të ndryshojë, tashmë e ka dhe provën e parë të zhgënjimit. Ambasada amerikane po vazhdon të mbështesë edhe devijimet më antidemokratike të regjimit personal të Edi Ramës.
Ajo, jo vetëm ka reaguar me deklaratë në një ditë pushimi, jo vetëm ka përdorur në komunikimin zyrtar zhargonin e kryeministrit, por edhe i ka dalë në krah, aktit administrativ anti KÇK, që i jep një fuqi antikushtetuese policisë të tij politike, duke anashkaluar prokurorinë dhe gjykatat.
Pavarësisht ndonjë rezerve të fshehur midis reshtave, ajo që mbahet mend është fakti se: “Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor”.
Pyetja e parë që shtrohet pasi ke lexuar këtë fjali është, se ku janë këto përpjekje të intensifikuara: Tek lufta kundër hashashit? Tek “dënimi” i Sajmir Tahirit që gjoja i la të zhgënjyer edhe vetë amerikanët? Tek goditja e dyzet familjeve mafioze apo peshqve të mëdhenj, për të cilët Donald Lu-së i ra goja? Tek të inkriminuarit që kishin kapur parlamentin, apo tek ata që kanë hyrë në bashki? Tek trafikantët e drogës që blenin vota për PS, apo tek ata të cilëve policia u fshihte dokumentat e shpalljes në kërkim nga interpoli?
Pra, nga njëra anë, është tallje e shëmtuar tu evidentosh sot shqiptarëve përpjekjet e intensifikuara të qeverisë për të luftuar krimin, por nga ana tjetër është po aq naive të besosh se ky qëndrim po mbahet me shpresën se Edi Rama dhe banda e tij, do të bëjnë kthesë dhe papritmas do të shndërohen nga bashkëpunëtorë, në ndëshkues të trafikantëve dhe vrasësve.
Personalisht mendoj se ata do e shfrytëzojnë ‘paketën anti KÇK’, me po të njëjtën mënyrë selektive sikurse përdorën vettingun, duke ndëshkuar ata që nuk pranojnë tu vihen në shërbim. Pra si ç’u thanë gjyqtarëve, ‘kush na përkulet ne shpëton’, atë mesazh do ti dërgojnë edhe kriminelëve, ‘kush nuk bëhet krahu ynë i armatosur, humbet përnjëherë pasurinë’.
Por, kjo është vetëm një hipotezë vetjake, që ka shumë pak peshë në panoramën e përgjithshme.
Ajo që ka rëndësi është denoncimi i atyre që luajnë rolin e idiotit të dobishëm duke bërë sikur besojnë se këtë herë Rama e ka me të vërtetë. Në këtë rast ata përdorin argumentin: po ç’të keqe ka të sekuestrohen pasuritë e kriminelëve? Ku është mëkëti, nëse të fortëve dhe banditëve u lihet barra e provës, për të vërtetuar se si i kanë vënë paratë.
Dhe vërtet i shtruar me kaq naivitet, qëllimi duket krejtësisht i pafajshëm.
Por, për ata që kuptojnë pak më shumë, dardha e ka bishtin mbrapa. Sepse pyetja në këtë rast nuk bëhet nëse duhet luftuar apo jo krimi, por nëse i duhet dhënë edhe një pushtet tjetër, ekstraligjor, një autokrati që po abuzon dita ditës edhe me ato që ka.
Të marra veç e veç, të gjitha nismat e Ramës edhe ajo për të reformuar drejtësinë edhe ajo për të disiplinuar mediat e reja edhe ajo për të goditur ekonomikisht kriminalitetin, në letër duken tërheqëse, por në thelb ato përbëjnë një grykësi tashmë të vërtetuar për të asfiskuar çdo segment që e ka jashtë kontrollit. Ai nuk do drejtësi të pavarur, ai do gjyqtarë që ti shërbejnë, ai nuk do media të lira, por gazetarë që të kene frikë, ai nuk do trafikantë të sekuestruar, por banditë që me paratë e drogës blejnë vota për të.
Në këtë pikë edhe sikur këto mos ishin ngjarje të para, por thjeshtë frikëra të pa vërtetuara, një njeriu të vetëm nuk mund ti lihej në dorë pushteti i pakontrolluar për të bërë gjithçka ndaj kujdo. Sepse gjithkush që njeh edhe thjeshtë ABC e demokracicë e kupton se çfarë fundi ka tentativa për të zgjidhur çdo problem përtej kufijve të ligjit.
Natyrisht një gjë të tillë e kuptojnë me siguri edhe ata që kanë hartuar deklaratën e ambasadës amerikane, ku “shpresohet” se qeveria ka vendosur të luftojë krimin.
Padyshim ata kanë motivet dhe qëllimet e tyre se përse e bëjnë një gjjë të tillë. Ato, sado të ulta qofshin, as nuk e ngrenë as nuk e cënojnë fuqinë e ShBA, ashtu sikurse nuk kanë arritur ta bëjë këtë mbështetja që dikur i jepej Pinoçetit në Klili, Ngo Din Diemit në Vietnamin e Jugut, apo Sali Berihës së parë këtu tek ne.
Por, duke ditur këtë, së paku demagogjinë, se po e bëjnë për demokratizimin e vendit le të na e kursejnë. Sepse për ditë e më shumë, shqiptarët, të trembur se diktatura mund tu eksportohej vetëm nga Moska, po zgjohen për ta kuptuar, se ajo mund të vendoset edhe me leje amerikane. Mbështetja apo tolerimi i deri sotëm i çdo mëkati të Edi Ramës është prova më e qartë për këtë. /Lapsi.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38