Flash News

KRYESORE

Andi Lila lë Janinën. A do të shkojë te Tramezzani dhe për cilën fanelë do kthehej në Shqipëri?

Andi Lila lë Janinën. A do të shkojë te Tramezzani dhe

Andi Lila po përgatitet për një eksperiencë të re pas aventurës së suksesshme te PAS Janina ku arriti të shënonte në ndeshjen e fundit kundër AEK.

Mesfushori kuqezi tashmë shikon horizonte të reja dhe këtë e pranon edhe vetë duke theksuar se nuk ka marrë ende asnjë vendim përfundimtar por e sigurt është që karriera e tij do të vazhdojë jashtë Shqipërisë ku do të rikthehet pas disa vitesh për të veshur vetëm një fanellë. Lila e pranon se një ofertë nga Lugano e Paolo Tramezzanit do ta joshte.

Transferimi i Sadikut menjëherë pas emërimit të ish zv/trajnerit të Shqipërisë te skuadra zvicerane është një tregues se trajneri italian beson te lojtarët që ka drejtuar për rreth 5 vjet te kuqezinjtë.

Mesfushori shqiptar gjithsesi lë të hapur opsionin.

Lila ndalet gjithashtu edhe te momentet e bukura që ka kaluar në Janinë duke e pranuar se largimi nga ky qytet do të jetë i vështirë pas shumë viteve të mrekullueshme të kaluara me familjen e tij./SuperSport

Të fundit