Flash News

KRYESORE

Andrea Bocelli rikthehet pas 14 vitesh, pjesë e albumit të tij edhe Dua Lipa

Këngëtari i njohur italian, Andrea Bocelli, ka vendosur të rikthehet fuqishëm në muzikë, pas një mungese 14-vjeçare.

Andrea do të vijë shumë shpejt me një album surprizë për fansat e tij, ku ka disa bashkëpunime me këngëtare të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Josh Groban dhe artisten me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Ky album pritet të dalë në treg më 26 tetor dhe do të shpërndahet në mbi 60 vende.

Kujtojmë se Andrea Bocelli është i njohur në të gjithë botën dhe albumet e tij numërojnë mbi 85 mijë kopje të shitura, ku më i fundit ishte ai me titull "Andrea".

Të fundit