Flash News

KRYESORE

Aneta Rama në një ‘kafe të pazakontë’ në Bllok me Aqif Rakipin dhe Gaz Demin

Aneta Rama në një ‘kafe të pazakontë’ në

Aktivisti Altin Goxhaj ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ një foto ku nëna e kryeministrit të Shqipërisë, Aneta Rama shihet e ulur në një tavolinë me deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi dhe presidentin e klubit të Partizanit, Gazmend Demi.

“QUIZ! Kush e gjen se çfarë po bisedojnë këta të 3? Qifja (Rakipi), Gaz Demi dhe Aneta Rama! Po ndodh tani! Edhe plaka e Edit vdes për të ndejt me të fortë”, shkruan Goxhaj.

Mesa duket zonja Rama ka shkuar për vizitë në lokalin e Gaz Demit, që ndodhet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ky lokal është shumë i frekuentuar edhe nga Olsi Rama, djali tjetër i Anetës, i cili ka një miqësi të madhe me presidentin e Partizanit.

Të fundit