Flash News

KRYESORE

Anëtarë të Bundestagut reagojnë për akuzën ndaj Thaçit: Zhvillimet po ndiqen edhe në Gjermani, disa forca në Kosovë bëjnë propagandë

Anëtarë të Bundestagut reagojnë për akuzën ndaj

Anëtarë nga grupi i Bundestagut kanë reaguar për akuzat e Hagës ndaj presidentit Thaçi

Ata shprehen se disa forca në Kosovë bëjnë propagandë dhe dezinformim të qëllimshëm.

Ndërkohë lajmërojnë se zhvillimet po ndiqen edhe në Gjermani.

“Për ne është me rëndësi të theksohet se Dhomat e Specializuara në Hagë janë pjesë integrale e gjyqësorit në Kosovës. Ato janë krijuar nga vetë Kosova. Kjo gjykatë nuk është një organ i huaj juridik që gjykon mbi qytetarët e Kosovës. Ne e dimë që forca të caktuara në Kosovë përpiqen të përhapin propagandën false në një mënyrë që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në veçanti janë një forcë e huaj që shkon pas UCK-së në tërësi. Kjo nuk është e vërtetë dhe asgjë tjetër përveç dezinformimit të qëllimshëm”, thanë anëtarët e Bundestagut.

Kujtojmë se  Hashim Thaçi ka bërë me dije se do të flasë të dielën para mediave referuar akt-akuzave për krime lufte ngritur ndaj tij dhe kreut të LDK-së, Kadri Veseli.

Të fundit