Flash News

KRYESORE

“Anëtarët e grupit janë me origjinë nga Shqipëria”, ministri gjerman flet pas sekuestrimit të 2 ton kokainë

“Anëtarët e grupit janë me origjinë nga

Ministri i Brendshëm gjerman i landit të Bavarisë, Joachim Herrmann, e konsideroi një sukses aksionin e policisë, ku u arrestuan dymbëdhjetë persona, shumica e të cilëve janë shqiptarë resident në Gjermani.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se u shkatërrua një organizatë aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës, e cila vepronte prej kohësh në zonën e Bavarisë.

Nga hetimet e deritanishme, është zbuluar se kjo bandë ka trafikuar 1.8 ton kokainë, vlera e së cilës shkon në 400 milionë Euro.

Pritet që ditën e nesërme, autoritetet gjermane të dalin në një konferencë shtypi për të dhënë të tjera informacione për këtë organizatë kriminale.

Trafikuan 2 ton kokainë me vlerë 400 milion euro, goditet grupi kriminal shqiptar në Gjermani

Të fundit