Flash News

KRYESORE

Anëtarët e Kryesisë, Kadilli dhe Pampuri të bindur: Ekipi i ri i Partisë Demokratike del i pastër para çdo qytetari

Anëtarët e Kryesisë, Kadilli dhe Pampuri të bindur: Ekipi i

Dy anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli dhe Oriola Pampuri kanë vlerësuar procesin zgjedhor si transparent dhe gjithëpërfshirës.

Në emisionin ‘Dritare’ në News 24, Kadilli mohoi kategorikisht çdo aludim se pati parregullsi ne numerimin e votave. “Më nxirr një njeri që ka ankesa, boll hodhe balt. Produkti i kryesisë është të votojmë brenda vetes ata që besojmë më shumë, por për të marrë edhe besimin e shqiptarëve. Me këtë ekip PD do organizojë dhe drejtojë fushatën e vetë se do vijë në pushtet vetëm me vota dhe me këtë ekip”, deklaroi ai.

Pampuri u shpreh se PD do vijë në pushtet me këtë ekip të ri, sepse si anëtarët e kryesisë dhe deputetët do punojnë bashkërisht. ”Ky ekip del i pastër para çdo qytetari”, përfundoi Pampuri.

Të fundit