Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Anëtari i grupit ‘Anonymous Albania’ flet pas sulmeve ndaj institucioneve: Të bëhen gati televizionet dhe portalet, janë kapur nga pushteti
Prej disa javësh institucionet kryesore të shtetit janë përballur me sulme të vazhdueshme në faqet zyrtare të internetit. Përgjegjësinë për hakerimet i ka marrë grupi ‘Anonymous Albania’, i cili është bërë i njohur në rrjetet sociale pak muaj më parë. Vetëm mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sulm masiv në gati 50 faqe, përshirë ato të Kryeministrisë, Kuvendit, Ministrive të Jashtme, të Brendshme, të Arsimit, Policisë së Shtetit, Tatimeve, Doganave, QKR-së dhe shumë të tjerave.
Politiko.al ka arritur të sigurojë një intervistë më një prej anëtarëve të këtij grupi, i cili në kushte anonimati dhe shumë i kujdesshëm ka shpjeguar arsyet që i shtyjnë ata të ndërmarrin këto sulme, të orientuara kryesisht ndaj institucioneve shtetërore. Personi me emrin e koduar ‘Wlan0mon0’ paralajmëron televizionet dhe portalet shqiptare për sulme të ngjashme, për shkak se sipas tij, janë kapur nga pushteti dhe publikojnë lajme të rreme.
Intervista:
Çfarë është ‘Anonymous Albania’ dhe kur është krijuar?
Anonymous është një ide… Faqja është krijuar përpara disa muajsh.
Cili është objektivi juaj, çfarë kërkoni të arrini?
Ne duam drejtësi në vendin tonë dhe jo këtë korrupsion.
Jeni grup i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë apo keni anëtarë edhe jashtë saj?
Kemi anëtarë në shumë vende, edhe në SHBA.
Keni sulmuar së fundmi faqet institucioneve shtetërore, përveç protagonizmit që fitoni ju si grup, çfarë të mire mendoni se i sjell kjo publikut?
Ne duam bëjmë revolucion dhe duam të njohim publikun me anët e errëta të qeverisë.
Për çfarë revolucioni bëhet fjalë? Mund të ma shpjegoni më hollësisht këtë pjesë?
Revolucion që do të hedhë poshtë kriminelët. Politikanët do të bëjnë punën e tyre, njerëzit duhet të kenë të drejtat e tyre, gjë që në Shqipëri nuk ndodh. Të drejtat nuk respektohen dhe ne nuk kemi lirinë të flasim hapur.
A kemi ju preferenca politike, apo të gjitha partitë, në mazhorancë dhe opozitë, për ju klasifikohen njësoj?
Të gjitha njësoj janë, madje partitë nuk duhet të ekzistojnë fare.
Çfarë ideologjie përfaqëson grupi juaj?
Ideologjia jonë është që të mos kontrollohemi më nga ky sistem që na ka mbërthyer prej vitesh, por të jemi të lirë.
Në faqen tuaj kam vënë re se shpërndani postime të "Organizatës Politike", një grupim që identifikohet si marksist. Ju lidh diçka me ata apo me idelogjinë që ata i përkasin?
Jo, nuk na lidh asgjë.
Në prill të këtij viti keni lajmeruar se disa anëtarë të grupit janë arrestuar pa arsye nga policia shqiptare, kjo do të thotë se policia i ka të dhënat tuaja? Nuk jeni ju persona anonim?
Në fakt policia ka patur dyshime, por nuk i ka ende të dhënat tona…
Janë liruar pasi janë marrë në pyetje?
Kanë tentuar të na bëjnë të dyshojmë se i kishin të dhënat tona, mirëpo nuk ishte e vërtetë. Disa ‘whitehat’ që punojnë për shtetin na thanë se i kishin të dhënat tona, por asgjë nuk kishin.
Ju e dini se hakerimi është vepër penale dhe dënohet me të paktën tre vite burg, nuk keni frikë nga një masë e tillë?
Jo.
Keni paralajmëruar për sulm ndaj mediave që ju i konsideroni të kapura nga pushteti. Bëhet fjalë edhe për televizionet? Si mund të hakerohet një TV, apo i referoheni websiteve të tyre?
Do të bëhet lista e atyre kanaleve dhe do të sulmohen websitet e tyre…
Kjo do të ndodh në një kohë të afërt? E keni të lehtë për t’i sulmuar?
E lehtë nuk është, mirëpo edhe shumë nuk do të zgjasi.
Keni paralajmëruar për sulm ndaj portaleve, por pavarësisht problemeve, portalet janë konsideruar si e vetmja dritare ku informacioni që censurohet në tv mund të bëhet aty publik. Për ju nuk është e vërtetë kjo?
Shumë portale kanë lajme të ndryshme në krahasim me lajmet ditore në tv, por këto duhen verifikuar mirë, ndërsa nga shteti duhet të formohet një ligj që t’i ndalojë të shpifin.
Si dhe për çfarë shpifin?
Në të gjitha mënyrat, duke krijuar lajme të rreme vetëm për klikime, ‘fake news’.
Në një postim tuajin më bëri përshtypje që ndër të tjera ofroni edhe ndihmë për website të ndryshme që kanë probleme. Është ndonjë lloj bamirësie kjo apo e bëni kundrejt pagesës?
Për qytetarët bëjmë sigurime të websiteve të tyre pa kurrëfarë pagese, por në asnjë mënyrë për qeverinë, as falas dhe as me pagesë.
Diçka tjetër për të shtuar në fund të intervistës?
Do të vijojmë me më shumë sulme të tjera, vetëm me përkrahjen e popullit dhe për ‘Shqipërinë e Madhe’. /(K.S-Politiko.al)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38