Flash News

KRYESORE

Anëtari i stafit del pozitiv me covid, vetëkarantinohet senatori amerikan

Anëtari i stafit del pozitiv me covid, vetëkarantinohet senatori

Senatori republikan Lamar Alexander, nga Tenesi, do të vetë-karantinohet pasi një anëtar i stafit në zyrën e tij doli pozitiv me coronavirus, sipas një deklarate të shefit të shtabit, David Cleary.

"Senatori Aleksandër nuk ka simptoma dhe nuk  ka dalë negativ për Covid-19. Pas konsultave me mjekun, Senatori Aleksandër, ka vendosur të mos kthehet në Uashington, DC, dhe do të vetë-karantinohet në Tenesi për 14 ditë. Pothuajse i gjithë stafi i senatorit në Uashington, D.C. po punojnë nga shtëpia, "tha Cleary në deklaratë.

Senatori do të punojë në distancë dhe do të kryesojë seancën e Komitetit të Shëndetit të Senatit të martën në mëngjes me video konferencë ku dëshmitarët do të jenë Dr. Anthony Fauci, Dr. Robert Redfield, Dr. Brett Giroir dhe Dr. Stephen Hahn," tha Cleary.

https://politiko.al/vetekarantinohet-doktori-i-famshem-amerikan-per-koronavirusin/

Të fundit