Flash News

KRYESORE

Anëtarja e Kryesisë: Nuk e kam regjistruar unë debatin në PD. Do të hedh në gjyq Politiko.al

Anëtarja e Kryesisë: Nuk e kam regjistruar unë debatin në

Endira Bushati, ish drejtore e AMA ka reaguar lidhur me një lajm të publikuar nga Politiko.al.  Anëtarja e kryesisë së PD, bën një sqarim në Facebook ku distancohet nga përgjimi, por edhe thotë se nuk ia fal portalit Politiko dhe se do ta hedhë në gjyq.

Statusi i plotë:

Sqarim:

Po lexoj që një portal i quajtur "Politiko" paska shkruar se unë kam përgjuar mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë.

Ky soj portali u drejtoka nga njëri me emrin Alfred Lela...

Së pari: Kur unë flas në media, në kryesi, në facebook, flas vetëm në emrin tim dhe nuk i shërbej asnjërit që tenton të përdorë qëndrimin tim publik ndaj Bashës për emocionet e veta të protagonizmit politik!

Së dyti: UNË NUK KAM PËRGJUAR E AS REGJISTRUAR MBLEDHJEN E KRYESISË, DHE AS MË SHKON MENDJA TA BËJ NDONJËHERË KËTË GJË, SEPSE UNË QËNDRIMIN TIM E KAM TË QARTË E TË PRERË NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN!

MADJE MADJE DHE VETË, FJALËN TIME E PASHË TË QARKULLONTE NË MEDIA SOT NË MËNGJES!

Ndaj, i bëj thirrje urgjentisht këtij portali të japë menjëherë përgënjështrimin tim, siç e deryron ligji, përndryshe do të depozitoj që të hënën padi për shkaktim dëmi në gjykatë!

Ky lajm, ka 2 mundësi si mund të jetë prodhuar:

  1. Shpifës profesionistë e injorantë që nuk dinë pasojat ligjore!
  2. Urdhër nga zyrat e PD, që vetë duket se kanë nxjerrë përgjimin me qëllimin për të denigruar kritikët e (medemek) Kryetarit!

Duhet të shpëtojmë Partinë Demokratike nga ky soj servilësh që opozitën e konsiderojnë biznes!

Në radhë të parë, për vendin!

(P.S. I kujtoj kësaj Lelës që unë nuk kam "përtuar" të merrem me Top Channelin e Klanin bashkë, edhe atëherë kur shefi i tij kishte frikë të merrej!)

 

Të fundit