Flash News

KRYESORE

Anëtarja e trupës gjykuese 'ngec' në vetting, rrezikohet shtyrja e gjyqit për Saimir Tahirin në Apel

Anëtarja e trupës gjykuese 'ngec' në vetting,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtaren Nure Dreni pjesë e Gjykatë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Shkak u bë mosjustifikimi i pasurisë së gjyqtares. Megjithatë, shkarkimi i Drenit rrezikon edhe shtyrjen e gjyqit të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Apelin e GJKKO.

Kjo për faktin se gjyqtarja e shkarkuar ishte një nga tre anëtarët e trupës gjykuese të çështjes së Tahirit.

Në këto kushte, vendi i saj duhet të zëvendësohet me një tjetër gjyqtar, por kjo do të dojë kohë, ndonëse për shpalljen e vendimit ndaj Tahirit është planifikuar data 24 qershor.

Ish ministri Saimir Tahiri u shpall fajtor nga Krimeve të Rënda vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” duke u dënuar me 3.4 vite shërbim prove, por e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi.

Çela akuzohet po ashtu për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ish drejtori i policisë, u dënua  në arrati në shtator të vitit të kaluar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Të fundit