Flash News

KRYESORE

Anëtarsimi në BE/ Bieber për Euronews: Steriotipet që lidhin shqiptarët me krimin e organizuar nuk e ndihmojnë kauzën e tyre

Anëtarsimi në BE/ Bieber për Euronews: Steriotipet që lidhin

Duket se ëndrra e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian po shkon drejt zbehjes, pasi vende të tilla si Franca dhe Hollanda janë shprehur kundër zgjerimit të BE-së me vende nga Ballkani Perëndimor.

Shkaqet që i kanë ngadalësuar hapat drejt anëtarsimit si Shqipërisë, ashtu edhe Maqedonisë së Veriut, kanë të bëjnë me ligjin.

Në lidhje me Shqipërinë, specialisti i shkencave politike, Florian Bieber tha për Euroneës se, 'steriotipet që i lidhin shqiptarët me krimin e organizuar nuk e ndihmojnë kazuën e tyre'.

Sipas Bieber, pengesa kryesore mbetet Franca. 'Ajo mund të jetë e gatshme të pranojë Maqedoninë e Veriut, por unë mendoj se kjo do të thotë që Shqipëria nuk do të ecë përpara, të paktën për momentin'.

Gjithashtu, ai shoti se, 'mosmarrëveshjet e brendshme dhe përplasjet mes opozitës dhe qeverisë e minojnë mundësinë e Shqipërisë për anëtarsimin në BE.'

Të fundit