Flash News

KRYESORE

Angela Merkel feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush kancelarja gjermane

Angela Merkel feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush kancelarja

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot feston ditëlindjen. Ajo mbush plot 65-vjeç.

Megjithatë, viti i fundit për Merkel nuk ka qënë i mirë në aspektin e shëndetit, nisur edhe nga ngjarjet e reflektuara në publik.

Tri herë ajo shfaqej duke u dridhur në mënyrë të pazakontë në takimet zyrtare. Megjithë spekulimet për shëndetin e saj, ajo synon të qëndrojë në krye të postit deri në fund të mandatit në vitin 2021. Vazhdimisht, përfaqësuesit e qeverisë Merkel kanë konfirmuar se ajo nuk ka probleme serioze me shëndetin dhe se është mirë.

Si një ‘gjermane’ e vërtetë, Merkel e kalon këtë ditë në punë, ashtu si edhe herët e shkuara.

”Ajo feston ditëlindjen e saj ashtu siç pritet, pa ekzaltime dhe në punë”, i shkruan ministrja e Bujqësisë, Julia Kloeckner .

Të fundit