Flash News

KRYESORE

Angela Merkel thërret në Gjermani presidentin Hashim Thaçi

Angela Merkel thërret në Gjermani presidentin Hashim Thaçi

Kancelarja Angela Merkel Gjermane ka ftuar në Berlin presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Është vetë presidenti ai i cili ka treguar në faqen e tij zyrtare në Facebook se ka marrë një ftesë nga Merkel dhe se ditën e nesërme do të diskutojnë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë.

“Sapo kam arritur në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel. Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Me kancelaren Merkel nesër do të bisedojmë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë. Roli i saj në këto procese është përcaktues. Kosova do të jetë e përgjegjshme në procesin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare”, shkruan presidenti i Kosovës në Facebook.

Të fundit