Flash News

KRYESORE

Angelina e kaloi cakun, situata mes Brad Pitt dhe Jolie-s acarohet sërish

Së fundmi flitej për një qetësi dhe marrëveshje mes  Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Madje mediat e huaja shkruanin se Angelina tashmë e lejonte Brad Pitt të kalonte kohë më shumë me fëmijët por si duket se gjërat janë acaruar sërish mes tyre.

Dhe kjo ka ndodhur për shkak të aktores Jolie.

Angelina ka kërkuar përjashtimin e gjykatësit që merret me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre, për shkak se pretendon që gjykatësi dhe avokati i Pitt kanë një lidhje.

Një burim për Us Weekly është shprehur duke thënë se : “Brad thotë se Angelina e ka kaluar cakun kësaj radhe.  Ai s’ka mundësi tjetër veçse të luftojë edhe më shumë.”

Ndërsa në përgjigje të kërkesës së Angelina-s, avokati i Pitt ka thënë se në këtë mënyrë ajo po dëmton 5 fëmijët e tyre – Maddox, Pax, Shiloh, Vivienne dhe Knox – duke ua vështirësuar gjërat.

Pas kësaj përgjigjeje, avokatët e Jolie kanë thënë se “çdo vonesë në këto procese është për shkak të përpjekjes së ekipit të Pitt për të bërë përjashtime për përfitimin e klientit të tyre."

Të fundit