Flash News

KRYESORE

Anglezët përgatiten për vdekjen e mbretëreshës. Ja plani sekret i ceremonisë së varrimit që prej vitit 1960

Anglezët përgatiten për vdekjen e mbretëreshës. Ja

Mbretëresha e Anglisë së shpejti do të festojë ditëlindjen e saj të 91-të, por ajo për të cilën është folur më shumë është se çfarë do të ndodhë kur ajo të vdesë.

Ndoshta mund të jetë akoma herët për të folur për këtë, pasi nëna e saj jetoi 101 vjet. Megjithatë, anglezët janë të fiksuar pas rregullit deri në vdekje.

Monarkia dhe qeveria janë përgatitur për vdekjen e mbretëreshës prej dekadash, sipas një raporti të botuar të enjten në gazetën britanike, The Guardian.

Shkrimtari Sam Knight intervistoi historianë, zyrtarë të qeverisë dhe burime shumë të afërta me pallatin mbretëror, për të mësuar detajet rreth “Urës së Londrës”, emrin e koduar të planit sekret që do të fillojë të zbatohet menjëherë sapo mbretëresha të vdesë, dhe do të zgjasë deri në varrimin e saj, nëntë ditë më vonë.

Ja pikat e planit që zbuloi Knight:

  1. Plani ka nisur të bëhet që në vitin 1960
  2. Stacionet televizive dhe faqet e internetit do të nisin mbulimin e para-planifikuar të ngjarjes.
  3. Stacionet radiofonike do të transmetojnë muzikë të trishtuar.
  4. Mund të jenë të pranishëm edhe qentë e saj.
  5. Mbretëresha do të qëndrojë në pallat për katër ditë.
  6. Në ditën e varrimit asgjë nuk duhet të pipëtijë.
  7. Pas ceremonisë arkivoli i saj do të tërhiqet nga 138 marinarë.

Të fundit