Flash News

KRYESORE

Angli/ Futbollistët e dehur përfshihen në aksident, kapiteni mbyll sezonin pa e nisur mirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli mbrëmjen e djeshme, teksa 3 prej futbollistëve të skuadrës së ‘Derbit’ që është pjesë e Championship, kanë shkaktuar një aksident.

Sipas ‘Panoramasport’, klubi kishte organizuar një darkë për të gjithë lojtarët e ekipit dhe pas përfundimit, të gjithë janë larguar nga darka rreth orës 20:00. Megjithatë thuhet se kapiteni i skuadrës Riçard Koegh dhe disa lojtarë të tjerë kanë qëndruar më vonë aty duke konsumuar alkool.

Pasi janë ngritur për t’u larguar, tre prej tyre nuk kanë pranuar të shoqërohen nga persona që nuk kishin pirë, por kanë marrë makinat e tyre në gjendje të dehur. Për pasojë, makina që drejtohej nga lojtari Tom Laurense, shkaktoi një aksident dhe nga kjo kapiteni i skuadrës që ndodhej në pjesën e pasme të makinës ka pësuar dëmtime të shumta , teksa ka dëmtuar gjurin shume keq.

Dëmtimi që ka marrë në gju do ta mbajë atë larg fushave gjatë gjithë sezonit, duke bërë të mundur që të mos luajë asnjë ndeshje për ekipin e tij. Klubi ka vënë në dijeni lojtarët  se në drejtim të tyre do të merren masa të rrepta.

Të fundit