Flash News

KRYESORE

Anija me turist gjobitet në Sarandë, administratori: Kam informuar Ramën e Klosin

Anija me turist gjobitet në Sarandë, administratori: Kam informuar

Një anije turistike me 702 turistë italianë në bord është gjobitur me 2 mijë euro nga kapitaneria e Portit të Sarandës. Por administratori i anijes, shprehet se vendimi është i padrejtë dhe se ai disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për linjën ndërkombëtare Brindizi - Vlorë, që nga viti 2016.

Muho: “Këto janë thjesht presione. Gjithë vitin punon në linjën Brindisi-Vlorë me pasagjer. Kjo anije bashkë me kapitetin dhe kompaninë e saj duhet falenderuar nga qeveria shqiptare e cila ka prioritet kufirin”, shpehet administratori anijes, Shpëtim Muho.

Ai deklaron gjithashtu se ka njoftuar drejtuesit më të lartë në lidhje me këtë incident. “Kam informuar ministrin, kryeministrin. Pse? Cila është arsyeja?”, thotë Muho.

 

Të fundit