Flash News

KRYESORE

Anija shqiptare shpëton 36 emigrantë në Egje, mes tyre 12 fëmijë

Anija shqiptare shpëton 36 emigrantë në Egje, mes tyre 12

Anija shqiptare , në bashkëpunim me rojën bregdetare turke dhe greke ka shpëtuar 36 emigrantë, mes tyre gra e fëmijë.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një statusi në facebook.

“Anija shqiptare Butrinti vijon punën e mirë të simotrës së saj Oriku në detin Egje.

Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke kanë, shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, 12 prej të cilëve fëmijë, 15 gra.

36 emigrantët e nisur nga brigjet turke iu dorëzuan rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios”, shkruan ministrja.

Të fundit