Flash News

KRYESORE

Anila Godo për koncesionet në shëndetësi: Isha ministrja e parë që e realizova, shteti të shfrytëzojë privatët

Anila Godo për koncesionet në shëndetësi: Isha ministrja e

Anila Godo, ish-ministre e Shëndetësisë në qeverinë e parë të Sali Berishës, është shprehur pro bashkëpunimit të shtetit me privatët në fushën e shëndetësisë. E ftuar në rubrikën ‘Këndi i Ekselencës’, në News 24, Godo theksoi se ka qenë ministrja e parë që ka nisur këtë bashkëpunim dhe parimisht është pro nëse ai realizohet siç duhet.

Sipas saj, shteti duhet të shfrytëzojë çdo privat nëse ka shërbime të mangta, si dhe të kërkojë ndihmë jashtë vendit.

“Çdo ministër që vjen, vjen me dëshirën për të bërë diçka të mirë. Luftën kundër korrupsionit e kam patur gjithnjë në zemër dhe e nisa. Po të kisha katër vite minimumi, do i bëja gjërat që doja. Unë kisha dëshirë të bëja reforma, njëra ishte decentralizimi i përgjegjësive nga ministria në rajone. Dikush sot e trajton edhe si gjë të shtrëmbër, por mua më duket parimisht e drejtë nëse bëhet siç duhet dhe unë kam qenë e para që e kam nisur bashkëpunimin e sektorit shtetëror me sektorin privat. Nëse ti ke shërbime të mangta, shteti mund t’i realizoj me privatin. Asnjë familje nuk duhet të jetë përpara alternativës që për një sëmundje të ekzistojë mundësia për të bërë diçka, por ti nuk mund ta arrish. Shteti duhet të shfrytëzojë të gjithë privatët dhe të kërkojë ndihmë jashtë vendit. Nuk mund të kërkosh shëndetësi falas, por njerëzit duhet të dinë si xhirohen paratë e tij”, u shpreh Godo.

Ish-ministrja e Partisë Republikane kritikoi ndërrimin e shpeshtë të ministrave të Shëndetësisë dhe vendimin e tyre për të hedhur poshtë çdo punë të paraardhësit.

Të fundit