Flash News

KRYESORE

Anila Godo tregon çfarë i tha babai para se të bëhej ministre dhe raportin që kishte me kryeministrin: Nga Berisha kisha frikë në fillim

Anila Godo tregon çfarë i tha babai para se të bëhej

Ish-ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo ka rrëfyer bisedën që ka zhvilluar me babain e saj, Sabri Godon, kur iu propozua posti në qeveri. Godo tha se babai i saj ia kishte lënë vetë në dorë vendimin që do merrte.

“Babai më tha: Të të them mos e bej, kjo të takon ty, por e di që do e bësh mirë, të të them pranoje, e di që do të vuash shumë nga politika, ndaj vendose vetë”, rrëfeu ish-ministrja në rubrikën ‘Këndi i Ekselencës’.

Godo ka folur edhe për raportin me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e njihte si pedagog kur ishte studente dhe më pas si drejtues të qeverisë.

“Zotin Berisha e kam patur pedagog dhe e kisha ndjekur vitet e politikës. Kisha filluar ta shihja se ishte bërë shumë autoritar dhe kjo më dha një lloj frike në fillim. Por nuk e di nëse më vonë isha ministrja më e përkëdhelur. Duket si autoritar por dinte të dëgjonte, ndonjëherë edhe në orën 2 të natës me mesazhe. Prandaj më iku edhe ajo si lloj frike që kisha në fillim”, deklaroi Godo.

Anila Godo për koncesionet në shëndetësi: Isha ministrja e parë që e realizova, shteti të shfrytëzojë privatët

Të fundit