Flash News

KRYESORE

Anila Hoxha ironizon dy urdhrat e parë të Sandër Lleshit: Mos gabo si Mimi Kodheli, para plehrave po na vret zhurma e kallashit

Në media janë zbardhur dy urdhrat e parë të Sandër Lleshit, i cili dy ditë më parë u emërua në postin e zëvendësministrit të Brendshëm, ndonëse kryeministri Edi Rama i ka dhënë atij kompetencat e ministrit.

Urdhrat e tij për policinë janë bashkëpunimi për pastrimin e plehrave dhe ndalimi i frekuentimit të kafeneve gjatë orarit të punës.

Anila Hoxha, gazetarja e kronikës së zezë në Top Channel ka ironizuar dy urdhrat e parë të Lleshit, në raport me situatën aktuale, kryesisht ajo kriminale në të cilën ndodhet vendi.

Gazetarja i kujton gjeneral Lleshit se vendi ndodhet në një situatë të acaruar sa i takon kriminalitetit dhe se urdhra të tillë për të nisur punën si zv.ministër nuk ishin të duhurit për të vijuar punën e Ministrisë së Rendit.

Statusi i plotë:

Ne diten e pare te punes, Sander Lleshi na paska firmosur dy urdhera. E para , policia te bashkepunoje per plehrat. GJeneral, me kujtove ish ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli, kur i turperoi dhe u perdhosi gradat koloneleve dhe gjeneraleve , i nxorri te pastronin plehrat kanaleve .

Pilote e nga ata qe e kishin fituar me merite bereten vishnje , me detyrim dolen fushave dhe neve na verviteshin lajme mbi vullnetarizmin.

Gjeneral , mos rreziko te besh te njejten gje me policine. Patjeter qe nje mjedis i paster perkthehet ne shendet dhe jete te gjate , por gjeneral para tymit te plehrave po na vret zhurma e kallashit.

Dje u vra nje nga eksponentet e krimit Edison Harizaj qe eshte nipi i Viktor Ymerit. Qe do te thote sapo ka nisur nje lufte e eger kriminale. A nuk kemi ne te drejte te dime se cfare po ndodh ne tabanin e nendheshem te krimit?Nga ana tjeter grupet po hapin e mbyllin hesape, shume perpara se ti gjeje policia. Por pikerisht detyra e pare e shtepise qe ju ngarkove na qenka bashkepunimi me plehrat dhe tymin qe del nga asgjesimi i tyre !

Cthua sikur te zbresesh ne baze, te degjosh dhe te kuptosh perse calon policia kriminale? Te pyesesh ata agjentet e krimeve a jane te rrezikuar, a jane te paguar , a jane te mbrojtur ?

Cthua sikur te shkoje ne Akademine e Sigurise , qe tu jepje besim 470 policeve qe konkurruan sot per komisare . Cthua, nuk do ish me mire tu kishe dhene nje mesazh se pasi te marrin ate grade, nese u jepet drejtimi i ndonje komisariati do ju jepet gjithashtu liri dhe besim .

Cthua sikur te pyesje njehere , pse u lirua i kerkuari Naser Gashi ?

Cthua sikur te pyesesh cpo behet per te arrestuar trafikantin Admir Hoxha?

Cthua sikur te pyesesh cpo behet per te kapur Klement Balilin ?

Cthua sikur te lexosh e te kuptosh si funksionon organizata e policise? Sepse...

Kuptova qe urdheri i dyte kishte te bente ne respektimin e orareve, ne ministri dhe ne polici. Mos e harxho bojen e stilolapsit gjeneral.

Mos u impono me urdhera te kota as per Veliun i cili na u dashka te " korrigjoje" policet.

Sepse , neni 120 i rregullores se policise, pika 9 per normat e sjelljes gjate sherbimit thote " polici nuk konsumon alkol gjate orarit te punes" . Thene ndryshe , policet e dine mire se nuk duhet te ulen ne kafe kur jane me uniforme . Por edhe ata te dikasterit , edhe sikur tju pihet kafe, ka drejtori personeli qe mund ti disiplinoje. Fare lehte, cdo ministri e ka nje rregullore. Mos qofte e thene , qe ky ishte starti juaj Gjeneral.

Të fundit