Flash News

KRYESORE

Ankesat e Malit të Zi për lumin Buna, Klosi paralajmëron: Jo vetëm gjoba për ata që ndotin mjedisin

Ankesat e Malit të Zi për lumin Buna, Klosi paralajmëron: Jo

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka reaguar ashpër pas notave të protestës për ndotjen që Mali i Zi i dërgoi Shqipërisë.

Në një njoftim për mediat, qeveria e Malit të Zi ka bërë me dije se përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka raportuar në palën shqiptare se ndotja e Bunës, po prish destinacionet turistike që ndodhen në këtë shtet.

Klosi shprehet se do të hetohet rasti në lumin Buna. Ai thotë se bashkitë nuk marrin përgjegjësi për ndotjen. Ministri paralajmëron se ata që ndotin mjedisin do të ndëshkohen edhe me heqje lirie.

“Do të hetojmë rastin e ndotjes në lumin Buna.Për personat që ndotin mjedisin, nuk do të ketë vetëm gjoba, por rrezikojnë edhe heqjen e lirisë”, tha Klosi.

Të fundit