Flash News

KRYESORE

Ankesat për zyrën arsimore, ministrja Shahini shkarkon nga detyra drejtuesen në Mat

Ankesat për zyrën arsimore, ministrja Shahini shkarkon nga detyra

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka mbajtur një deklaratë për mediat mbi mbarëvajtjen e drejtorive të arsimit, nisur edhe nga disa raste të denoncuara së fundmi në mediat investigative.

Shahini foli për një situatë problematike në zyrën arsimore në Mat dhe për këtë arsye ka vendosur të shkarkojë nga detyra drejtuesen e kësaj zyre. “Në të njëjtën kohë ka filluar shqyrtimi i ankesave”, deklaroi ministrja.

Sipas ministres, portali ‘Mësues për Shqipërinë’ do të ndihmojë që mësuesit në të gjithë Shqipërinë të punësohen në bazë të rregullave.

Në fund të konferencës, ministrja Shahini nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Të fundit