Flash News

KRYESORE

Ankimoi shtyrjen e hetimeve, Prokuroria ‘rrëzon’ për herë të tretë Llallën

Ankimoi shtyrjen e hetimeve, Prokuroria ‘rrëzon’ për

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar animimin e ish Kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për zgjatjen e afatit të hetimit me 3 muaj.

Kjo është hera e tretë që gjykata rrëzon pretendimet e Llallës, ndërsa Prokuroria është në pritje të letërporosive nga Gjermania.

Sipas Llallës, edhe pse hetimi ndaj tij është zgjatur prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë kundër tij.

Në 28 qershor Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati për tre muaj të tjerë afatin e hetimit për ish Prokurorin e Përgjithshëm, zgjatje kjo që bëhej për herë të dytë, pasi e kishte bërë më parë në 27 mars 2019.

Kujtojmë se Llalla po hetohet ngë Krimet e Rënda që prej marsit të 2018-ës për katër vepra penale, mes të cilave “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Të fundit